Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

TOB: Baleti “Halili dhe Hajria”, një nga veprat më të rëndësishme

Postuar: 13/08/2019 - 07:32

Teatri i Operës dhe Baletit në kuadër të operës histori sjell në vëmendje baletin e parë shqiptar “Halili dhe Hajria”. TOB ka publikuar fotot nga shfaqja e parë e baletit, duke e cilësuar një vepër që hapi siparin e baleteve kombëtare në këtë institucion. “I njihni këto foto? I përkasin baletit “Halili dhe Hajria”. Baleti i parë shqiptar, që hapi siparin e baleteve kombëtare, një nga veprat më të rëndësishme të krijuara nga kolosët që themeluan TKOBAP, kompozitori Tish Daija dhe baletmaestër Panajot Kanaçi”, shkruan Teatri i Operës dhe Baletit. “Halili dhe Hajria” është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar. Subjekti është mbështetur në dramën me të njëjtin emër të Kol Jakovës dhe tregon për qëndresën e malësoreve kundër shtypjes otomane në Shqipëri. Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” erdhi në skenë edhe në kuadër të 60-vjetorit të Teatrit të Operës dhe Baletit. I cilësuar si një nga veprat më të mira, dhe ato që janë më të rëndësishme për historinë e këtij institucioni, këtë përvjetor baleti i parë shqiptar erdhi në skenë sipas konceptit të koreografit Arian Sukniqi. Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”. Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries ishin Ganimet Vendresha (Simixhi ) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj. Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj. Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj kjo vepër është luajtur mbi 250 herë. Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë. Në të dy rastet baletmaestër ka qenë i madhi Panajot Kanaçi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:38

Shfaqja teatrore "I burgosuri i Katit të 15-të" nga Neil Simon mbrëmjen së shtunës vjen në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 23/10/2019 - 07:37

“NjëMi.com” vepër e autorit Hivzi Sulejmani me regji nga Aldi Hysotoçi vjen premierë

Postuar: 23/10/2019 - 07:35

Viti 2019 shënoi një përvjetor të rëndësishëm dhe një ngjarje të shënuar për historinë e gjuhës d

Postuar: 23/10/2019 - 07:34

Ministria e Kulturës po zhvillon këto ditë dëgjesa publike për strategjinë kombëtare të kulturës,

Postuar: 22/10/2019 - 07:28

Mungesa e infrastrukturës ligjore në institucionet tona të artit, ka bërë që sot artistët të përb

Postuar: 22/10/2019 - 07:27

Ansambli Popullor me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës i rikthehet tureve të koncert

Postuar: 22/10/2019 - 07:25

Festivali i teatrit “Kadri Roshi” nisi edicionin e dytë në qytetin e Gjirokastrës.