
Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

TOB: Baleti “Halili dhe Hajria”, një vend të rëndësishëm në repertor

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Shkurt 2021

Baleti shqiptar “Halili dhe Hajria” zë një vend të rëndësishëm në repertorin e Teatrit të Operës dhe Baletit, si dhe një vepër që i rezistoi kohës. Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”. TOB ka publikuar disa fakte për baletin shqiptar. “Baleti “Halili dhe Hajria” zuri një vend të rëndësishëm në repertorin e artë të TKOB si baleti i parë kombëtar, por edhe i suksesshëm, pasi i rezistoi kohës. Më 12 dhjetor 1973, baleti “Halili dhe Hajria” u vu për herë të 150-të në skenë. Kjo vepër e kompozuar nga Tish Daija dhe me koreografi të Panajot Kanaçit është baleti shqiptar më i rivënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, me më shumë se 250 rivënie”, shkruan TOB. Jo vetëm në skenën shqiptare, por dhe skenat e huaja sipas TOB kjo vepër ka pasur suksese. Teatri i Operës dhe Baletit shkruan se në Francë dhe në Prishtinë baletmaestër ishte Panajot Kanaçi. “Në turnetë e organizuar në Greqi, Itali, Turqi, Francë, Maqedoni e Kosovë ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga trupa franceze e baletit e Clermont-Ferrand. Në produksionet e vëna në Francë dhe në Prishtinë baletmaestër ka qenë po vetë autori, i madhi Panajot Kanaçi. Kjo vepër ishte vepra e tretë e kompozitorit Tish Daija, pas operetës “Lejlaja” dhe operës “Pranvera””, shprehet TOB. Sipas të dhënave që ka publikuar Teatri i Operës dhe Baletit, mjeshtri Agron Aliaj e risolli baletin “Halili dhe Hajria” në vitin 2003, në jubileun e 40-vjetorit të premierës së këtij baleti. “Koreografi Aliaj ruajti me fanatizëm të gjitha lëvizjet e bukura të këtij baleti, ashtu si dikur, kur ia kish mësuar pedagogu i tij Panajot Kanaçi”, vijon TOB. Tish Daija “Nder i Kombit” është kompozitor i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagog e akademik, drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Krijimtaria e Tish Daisë është e madhe dhe e larmishme. Ai krijoi muzikë në të gjitha gjinitë muzikore si: opera, balete, simfoni, vepra instrumentale e vokale, poema, këngë popullore, të lehta, etj.
Më të lexuarat


Komedia “Zija e bardhë” me aktorët e teatrit “Bylis” dhe regji nga Milto Kutali, në festivalin “Moisiu On”

Ikona “Shën Harallambi me skena nga jeta”, e gjetur në katedralen e kalasë së Beratit

Miron Kotani: Situata për artistët e muzikantët katastrofike, tallavaja dhe muzika joprofesionale kanë pushtuar ekranet

“Memento Mori”, roman i shkrimtarit qipriot Doros Antoniadis, sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Dituria”

Haig Zacharian: Veprat muzikore vdesin nëse nuk luhen, pandemia po dëmton artin

Margariti: Shumë shpejt kantieri në xhaminë Mbret në Berat do të mbyllet

“Këpucët e kuqe” instalacion në Durrës, nga aktoret vijnë "8 histori të vërteta të 8 grave”

Muzeut Historik Kombëtar dhe QSPA, me aktivitete të përbashkëta

Autorët: Misioni i shkrimtarit është fisnik, të mos kujtohet dhe të pluhuroset emri është e dhimbshme

TKOBAP dhe aktivitetet gjatë muajit shkurt, 58.771 persona ndoqën online koncertin e ansamblit
