BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Kultura

TOB dhe Ansambli Popullor, shtator 2016-korrik 2020 me 41 shfaqje në 13 sheshe

TOB dhe Ansambli Popullor, shtator 2016-korrik 2020 me 41 shfaqje në 13

Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka realizuar gjatë periudhës shtator 2016-korrik 2020, 41 shfaqje në 13 sheshe të ndryshme të vendit. Teatri shkruan se në këto shfaqje pati një prezencë mjaft të gjerë publiku prej 192.000 spektatorësh afërsisht (4.700 spektatorë mesatarisht për shfaqje). Po ashtu dhe “Opera Open Air” u shtri edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, përkatësisht në Kosovë, Belgjikë, Bullgari, Kroaci dhe Itali. TOB shprehet se nga trupat artistike u realizuan 7 shfaqje në sheshet e këtyre shteteve, me një audiencë totale prej 107.000 spektatorësh afërsisht. Ndërsa nga institucioni herë pas here publikohen të dhënat mbi aktivitetet e disa viteve, artistët kanë nisur punën në mjediset e rikonstruktuara. Rikonstruksioni solli që për tre vjet artistët të zhvillonin provat për aktivitetin artistik në mjedise të tjera dhe tashmë janë rikthyer. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor është tempulli i artit skenik, muzikor dhe baletit, i vetmi institucion kombëtar i këtij lloji në vendin tonë. Historia e TKOB fillon në vitin 1950-të, vit në të cilin u krijua Filarmonia shqiptare, ku bënin pjesë kori i shtetit, orkestra simfonike, këngëtarët lirikë, trupa e baletit, dirigjentët, regjisori dhe një grup i vogël administrativo-teknik. Filarmonia e zhvilloi aktivitetin e saj në godinën ku ndodhej teatri dhe më vonë në vitin 1953 u transferua në godinën ku sot është Universiteti i Arteve. Si institucioni më i madh muzikor dhe skenik i vendit, TKOB vendoset në godinën e Pallatit të Kulturës në 1966. Në këtë godinë u realizuan shfaqjet e para të operës dhe baletit. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh.