BREAKING NEWS

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për
x

Kultura

TOB dy vite më parë me “Opera në park”, koncerte e shfaqje për publikun

TOB dy vite më parë me “Opera në park”, koncerte e

“Opera në park” u prezantua dy vjet më parë nga Teatri i Operës dhe Baletit. Institucioni ka risjellë në vëmendje këtë aktivitet, dhe shprehet se triologjia e shfaqjeve “Opera në park” dy vjet më parë ishte surpriza e radhës e TOB . Me ide të drejtoreshës së përgjithshme zj. Zana Çela dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, të gjitha trupat artistike të teatrit realizuan triologjinë më të veçantë të shfaqjeve të verës së vitit 2019. Në materialin që ka publikuar TOB për këtë triologji, drejtoresha Zana Çela solli në vëmendje dhe audiencën. “Këto tre koncerte janë një dhuratë në shenjë mirënjohje për qytetarët e Tiranës, të cilët na kanë ndjekur kudo ku ne kemi performuar, pavarësisht skenës së madhe apo të vogël, në ambiente sallash komode apo sheshe. Mirënjohje për publikun, që gjatë këtij sezoni ka rezultuar audienca më e rritur në numër këto 5 vitet e fundit edhe pse pa teatër”, tha në fjalët e saj drejtoresha Çela. Më tej në fjalën e saj drejtoresha e TOB vijoi se artistët performuan në parkun më të dashur të Tiranës. “Zgjodhëm parqet e rivitalizuara nga Bashkia e Tiranës për të performuar në open air dhe pikërisht parkun më të dashur për tiranasit, në të cilin dikur ato bënin fotot më të bukura familjare, park i cili sjell shumë nostalgji dhe po kaq nostalgji për ta dhe turistët, do të sjellin tre mbrëmjet tona me titullin "Opera në park””, janë fjalët e drejtoreshës Çela në materialin, që ka publikuar TOB në Facebook. Teatri i Operës dhe Baletit mbylli sezonin artistik në korrik të 2019 me një trio shfaqjesh.  Mbrëmja e parë solli koncertin “Kur perëndon dielli”, e dytë ishte me artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe nata e tretë në datën 20 korrik solli për publikun baletin “Fado”. Koncerti i parë “Kur perëndon dielli” erdhi për publikun me këngë qytetare të përpunuara dhe të tjera, të interpretuar nga orkestra e harqeve, kori dhe solistët lirikë të operas si: Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Denis Skura, Xhieldo Hyseni, Nina Muho, Sokol Tomorri. Më pas ishte radha e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve, me koncertin që pati në program këngët më të bukura popullore nga e gjithë Shqipëria. Kjo trilogji eventesh u përmbyll me trupën e baletit, e cila në datën 20 korrik të 2019 erdhi me baletin “Fado”, një patentë suksesi e koreografit me famë botërore, Daniel Cardoso.