BREAKING NEWS

Nis operacioni për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, Kryeministri Rama jep njoftimin e rëndësishëm, tregon çfarë pritet në fazën e dytë

Nis operacioni për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri
x

Kultura

TOB jo varësi në shtet, artistët dhe sindikata kundër Margaritit: Jemi të shokuar, artistët hidhen në rrugë

TOB jo varësi në shtet, artistët dhe sindikata kundër

Institucioni i TKOBAP është kombëtar dhe nuk mund të "shitet", si një plaçkë e lirë tregu. Kështu shprehen artistët për çfarë ka folur pak ditë më parë ministrja e Kulturës Elva Margariti gjatë një analize pune të këtij institucioni. Ministrja e Kulturës Elva Margariti sipas tyre, ka propozuar që Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit të shkëputet nga varësia nga shteti, e ku në fjalët e saj ky institucion i sapo rikonstruktuar le të jetë i pari që do t’i jap jetë kësaj konkurrence në vend. Deklarata e ministres Margariti ka ngjallë shumë reagime të artistëve, ku nuk ka munguar dhe ai i drejtuesve të Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë. Në qëndrimet e tyre ata shprehen se kjo është një shkatërrim për institucionin, si dhe artistët hidhen në rrugë. Reshat Ibrahimi president i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë shprehet, se deklarimet që ka bërë ministrja Margariti gjatë kësaj analize të punës kanë shokuar artistët e TKOBAP. Ai shprehet se janë deklarime të pamenduar si duhet në këtë kohë, që po kalojnë artistët për shkak dhe të pandemisë. “Unë kam dëgjuar deklarimet e ministres së Kulturës Elva Margariti për Teatrin e Operës dhe Baleti që ka bërë gjatë një analize katër vjeçare të institucionit. Deklarimet na kanë shokuar mua dhe shumë artistë, pasi në këtë situatë që po kalon Shqipëria për një epidemi për të cilën janë të frikësuar njerëzit për jetën e tyre iu shtua artistëve dhe një stres tjetër siç është ai për deklaratën që bën ministrja e Kulturës Elva Margariti, në lidhje me ndryshimin e varësisë shtetërore për TKOBAP. Kjo do të thotë duke ndryshuar varësinë institucioni do të kthehet me vetëfinancim për të cilën aty mund të shkojnë PPP, mund të krijohet një kompani teatrore siç kanë dashur të bënin në vitin 2000”, thotë ai. Në reagimin e tij kreu i SPASH i kërkon ministres Margariti që të dalë publikisht të sqarojë qëndrimin e saj lidhur me TKOBAP, pasi sipas tij me atë që ka pohuar artistët hidhen në rrugë. “Në këtë situatë SPASH ka marrë një qëndrim shumë të prerë dhe të qartë për të cilën ne i bëjmë thirrje dhe ministres Margariti, që të dalë publikisht që të sqarojë atë deklaratë të saj që ka bërë për Teatrin e Operës Baletit dhe Ansamblin Popullor. Në këtë situatë ajo që ka thënë ministrja është shumë e vështirë, që të pranohet dhe është rrezik për artistët që përfundojnë në rrugë”, pohon Ibrahimi.

Deklarimi i turpshëm

Deklarimi i ministres së Kulturës ka ngjallur shumë reagime te artistët e këtij institucioni, ku tenori Rudi Sata thotë se kjo nuk mund të kalojë lehtë. “Ky "skenar" i tmerrshëm, nuk mund të kalojë kaq lehtë, ashtu siç e tha nëpër dhëmbë ministrja e paaftë Elva Margariti. Institucioni i TKOBAP, është një institucion kombëtar dhe nuk mund të "shitet" si një plaçkë e lirë tregu. Turp. E keni me zë dhe figurë çfarë ka thënë ministrja, që TOB të shkëputet dhe të jetë shembulli i parë që të mos jetë e varur nga shteti. Kjo është një skenar i viteve më parë. Ministrja të harrojë që do ta privatizojë TOB”, thotë Sata. Ndërsa baritoni i njohur Ylber Gjini thotë se duhet që ministrja e Kulturës të dalë dhe të sqarojë artistët, nëse thuhet se ata nuk e kanë kuptuar. “Nëse ne si artistë e kemi kuptuar gabim, le të dalë ministrja dhe të sqarojë se ku ishte ajo që ka thënë. Kështu që ne të shikojmë tani. Po doli ministrja mirë, por nuk doli i bie që diçka fshihet në ato q që ka thënë ministrja Margariti. Sipas drejtoreshës, artistët nuk e kanë kuptuar tamam, por ne duam sqarime për këtë”, thotë baritoni Gjini. Deklarimet e ministres së Kulturës vijnë pak ditë, pasi artistët e TKOBAP janë rikthyer në mjediset e rikonstruktuara.