BREAKING NEWS

Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është një 18-vjeçar, 4 të rinj në gjendje të rëndë, Policia jep detajet e para  

Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është
x

Kultura

TOB: “La Boheme” e 2019, 98 për qind e kastit krijues të rinj

TOB: “La Boheme” e 2019, 98 për qind e kastit krijues të

Opera “La Boheme” e Puçinit produksion i vitit 2019 sipas Teatrit të Operës dhe Baletit shënon kulmin e angazhimit të artistëve dhe krijuesve të rinj. TOB shprehet se katër kaste artistësh, prej të cilëve tre ishin vetëm me artistë të rinj debutues në rolet kryesore, dhe për herë të parë iu besua premiera e një vepre të plotë operistike regjisores së re Ada Gurra. “98 për qind e kastit realizues me përjashtim të dirigjentit dhe kostumografit, janë krijues të rinj. Impianti skenografik është i pari për nga madhësia dhe intensiteti i ndryshimeve dhe lëvizjeve, është më i madhi i realizuar ndonjëherë në një shfaqje skenike, operistike të TOB në Pallatin e Kongreseve. Tre trupave artistike të TOB iu bashkuan edhe trupa e artistëve të cirkut të Tiranës dhe kori i plotë i fëmijëve, krijuar nga projekti “Eja këndo me ne”. Prodhimi i skenografisë, kostumeve dhe rekuizitës janë realizuar 100 për qind nga stafi i TKOB në një kohë prej më pak se 3 javësh”, shkruan institucioni për këtë vepër operistike produksion i vitit 2019. Katër netët e shfaqjes së operës “La Boheme” në Pallatin e Kongreseve shënjojnë produksionin e parë, ku çdo shfaqje ishte një debut për të 4-ta kastet e artistëve. Vënë në skenë në teatro Regio Torino më 1 shkurt 1896, është opera e katërt e kompozuar nga Giacomo Puccini ( Xhakomo Puçini). “La Boheme” shënon daljen e Puçinit si kompozitor plotësisht të pjekur dhe origjinal, përmban disa nga ariet më të paharrueshme dhe skena muzikore në opera. Ai mbështetet në motive të shkurtër muzikore, që përfaqësojnë personazhet, temat dhe disponimi në mënyrë që muzika nënvizon dhe nxjerr në pah aspektet e dramës. Në rastin e Mimisë dhe Rodolfos, frazat muzikore të sjellin rreth operës së plotë dhe lë muzikën të zbulojë kujtimet e përsëritura në mendjet e të dashuruarve si thonë ata lamtumirë. Më herët kur kjo opera erdhi në skenë, teatri shprehej se kemi dhe këndvështrimin romantik bohemian të Puçinit në qytetin e Parisit, me muzikë të mrekullueshme dhe një histori dashurie e marrë nga jeta e përditshëm. “La Boheme” tregon jetën e katër artistëve të cilët identifikohen në veprimet e jetës së përditshme, ku dashuria është vetëm një ndërhyrje e shkurtër deri në momentin kur ngjarja tragjike bie mbi ta, duke i shenjuar përgjithmonë. Kjo opera i takon rrymës së verizmit (të vërtetës), mbetet një nga operat më të suksesshme dhe nga më populloret dhe vazhdon të luhet në të gjithë teatrot prestigjiozë të operës në botë. Puçini shkroi 14 opera.