BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

TOB: Milto Vako me trupat artistike arriti suksese, që kanë mbetur në memorien e publikut

TOB: Milto Vako me trupat artistike arriti suksese, që kanë mbetur

Mjeshtri Milto Vako një nga emrat e nderuar të artit shqiptar në fushën e dirigjimit koral u nda dje nga jeta. Mjeshtri u diplomua në Konservatorin “Çajkovski” në Moskë si dirigjent kori dhe u specializua më pas në Konservatorin e Parisit. Teatri i Operës, Baletit shprehet se aktiviteti artistik i tij nisi dekada më parë si mjeshtër i korit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe më pas si dirigjent i korit të TOB. “Si drejtues i korit të AKVP, së bashku me trupat ai arriti suksese të cilat kanë mbetur në memorien e publikut brenda dhe jashtë vendit edhe sot, ndër të cilat do të veçonim midis të tjerash fitues i “Gjerdanit të Artë” të AKVP në Dizhon të Francës. Si mjeshtër kori i TOB përgatiti me profesionalizëm korin e TOB në vepra si “Mrika”, (1966), “Heroina”, (1967), “Skënderbeu”, (1968), etj. Është një ndër themeluesit e Konservatorit Shtetëror të Tiranës, ku së bashku me figura të tjera të njohura si Çesk Zadeja, Albert Paparisto, Hamide Stringa, Mustafa Krantja, etj, i dhanë jetë shkollës së muzikës shqiptare”, shkruan Teatri i Operës dhe Baletit. Në emër të drejtuesve dhe artistëve, TOB i shpreh ngushëllimet më të ndjera, familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë të artistit të madh Milto Vako. “I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, shkruan TOB. Sopranoja Linda Kazani Simixhiu në një status të saj shkruan se profesor Milto Vako do të mbetet i paharruar. “U prehsh në paqe prof. Milto. Mbetesh i paharruar për mua dhe gjithë vajzat e korit, që na mësove të këndojmë me njëra -tjetrën si një familje e madhe me dashuri për artin”, shkruan artistja. Lamtumirë mjeshtër shprehet dirigjenti Edmond Doko. Për dirigjentin e njohur Ermir Krantja, u largua një mik dhe një koleg. “Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar”, shkruan Krantja. Ndërsa mezosopranoja Vera Kamenica thotë se kujtimi i profesor Milot Vakos do të jetë i përjetshëm. “Ngushëllime familjes u prehtë në paqe prof. Milto! I përjetshëm kujtimi”, shkruan mezosopranoja Kamenica. Me aktivitetin e tij Milto Vako është dhe autor i një seri përpunimesh e krijimesh origjinale korale, shumica e të cilave mbeten përfaqësuese në fondin e literaturës klasike korale shqiptare. Prej vitit 1990 ai ushtroi detyrën si pedagog në Fakultetin e Muzikës së Universitetit të Arteve në Tiranë. Milto Vako u lind në Pogradec në 30 mars 1930.