BREAKING NEWS

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria
x

Kultura

TOB: Opera “Il Trovatore”, një kombinim me artistë shqiptarë dhe të huaj

TOB: Opera “Il Trovatore”, një kombinim me artistë

Opera “Il Trovatore” e Verdit erdhi në skenën e Pallatit të Kongreseve me një kastë artistësh shqiptarë dhe të huaj. Teatri i Operës dhe Baletit ka publikuar një material për këtë vepër, që u shfaq në maj të 2019 dhe shprehet se shfaqja u realizua në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri dhe atë të BE-së në kuadër të ditës së Evropës. “Federica Mogherini, zgjodhi premierën e “Il Trovatore” të TKOB për të thënë fjalën e saj gjatë vizitës në Shqipëri në vitin 2019. Shfaqja e operës "Il Trovatore" në 8, 9, 10 dhe 11 maj të vitit 2019 në Pallatin e Kongreseve ishte një kombinim artistësh shqiptarë, italianë, serbë, ukrainas dhe gjeorgjianë. Gjithçka në platformën skenike u ndërtua si një kuti shahu, ku personazhet janë gurët dhe lëvizin sipas një skeme të caktuar regjisoriale”, pohon TOB për këtë shfaqje që u dha në skenë në vitin 2019. TOB vijon në materialet rreth veprës se kulla rreth së cilës zhvillohen të gjitha ngjarje ishte e ndarë në dy pjesë lëvizëse, të cilat përfaqësonin ferrin dhe parajsën, të keqen dhe të mirën. “150 kostume dhe mbi 30 elementë armaturash për artistët (luftëtarë) të trupës së korit janë prodhuar për këtë vepër. 50 për qind artistë të rinj dhe 50 për qind artistë të karrierës ishin pjesë përbërëse e kastit. Balerinët në skenë ishin rojtarët e parajsës dhe të ferrit. Skenografia e operës “Il Trovatore” është për nga përmasat një nga skenografitë më të larta të lëvizshme të ndërtuara ndonjëherë nga TKOB. Kulla në skenë lëvizej prej 20 teknikësh, të cilët manipulonin në kohë reale zhvendosjen e saj gjatë akteve”, thuhet në materialin e TOB. Regjia e veprës iu besua italianit Mariano Bauduin dhe dirigjent ishte Sebastiano Rolli. “Il Trovatore” i ka të gjitha, një hero, një heroinë vetëmohuese, një keqbërës, skelete në dollapin e familjes dhe katër akte të mbushura me muzikë plot pasion dhe lavdi. Libreti është shkruar nga Salvadore Cammarano dhe Leone Emanuele Bardare. Kjo opera u vu në skenë për herë të parë në TOB, në mars të vitit 1965. Operat “Rigoletto”,“La Traviata” dhe “Il Trovatore” vijojnë të jenë pjesë e repertorit të TOB. “Il Trovatore” është opera më e shfaqur në botë e kompozitorit Giuseppe Verdi. Opera “Il Trovatore” sjell historinë e dy vëllezërve, të cilët ranë viktimë e fatit. Manrico dhe Conti di Luna, të ndarë në vegjëlinë e tyre, janë të destinuar të ndjekin rrjedhën e jetës, pa asnjë mundësi shpëtimi. Ata jetojnë në mes hakmarrjes, luftës për pushtet dhe dashurisë për të njëjtën femër.