BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

TOB: Opereta “Agimi”, ngjarje e shënuar në muzikën shqiptare

TOB: Opereta “Agimi”, ngjarje e shënuar në muzikën

“Agimi” është opereta e parë në krijimtarinë shqiptare, e cila u kompozua me rastin e 10 vjetorit të çlirimit në vitin 1954 nga kompozitori Kristo Kono “Artist i popullit”. Teatri i Operës dhe Baletit ka publikuar një material kushtuar kësaj vepre, ku shprehet se opereta “Agimi” u shfaq për herë të parë në skenë nga amatorët e Shtëpisë së Kulturës të qytetit të Korçës dhe një vit më vonë kjo operetë u shfaq në skenë nga Filarmonia Shqiptare, më 30 prill të vitit 1955. “Realizuesit e saj ishin regjisori Pandi Stillu, piktori Hysen Devolli, dirigjenti Kostandin Trako dhe koreografi Panajot Kanaçi. Në rolet kryesorë interpretuan Marie Kraja, Zihni Berati, Gjenovefa Heba, Haxhi Tafaj, Myrvete Theodhosi, Koço Timko, Jorgjia Misja, Hysen Kurti dhe Maliq Herri. Nga kritika e kohës kjo vepër u cilësua si ngjarje e shënuar për muzikën shqiptare”, shkruan Teatri i Operës dhe Baletit. Kristo Kono (Korçë, 22 janar 1907 - 22 janar 1991) ka qenë kompozitor shqiptar. Që i vogël bie në kontakt me muzikën dhe me shoqëritë kulturore të qytetit. Ishin pikërisht këto shoqëri ku Kristo Kono mori njohuritë e para muzikore dhe i përforcuan dëshirën dhe pasionin për muzikën. Fare i ri mori pjesë në bandën muzikore të qytetit, ku mësoi ti binte klarinetës. Krijimtarinë e tij muzikore e filloi qysh në vitet ‘20 me këngë e pjesë të vogla instrumentale. Në vitin 1927 Kono shkon për studime në Itali, ku studioi për drejtues orkestre. Me t'u kthyer në atdhe Kristo, që në kontaktin e parë me publikun korçar ku ai u paraqit si kompozitor në një koncert të shoqërisë kulturore “Skënderbeu” në shtator 1932, fitoi admirimin e publikut dhe shumë shpejt u bë i njohur me krijimtarinë e tij. Pas çlirimit të vendit veprimtaria krijuese artistike e Konos njohu përmasa të reja, muzika e tij u ekzekutua nga orkestra e ansamble profesioniste, u transmetua nga radio, u incizua nëpër pllaka e u botua nëpër libra. I frytshëm ka qenë bashkëpunimi i Konos me këngëtaren e mirënjohur Tefta Tashko Koço e cila nga krijimtaria e Konos interpretoi me shumë sukses këngët “Kur më vjen burri nga stani”, “Fol e qesh moj sylarushe”, “Fryn veriu në Mal të Thatë”, etj. Ka meritën se kompozoi operetën “Agimi” në vitin 1954, e cila i hapi rrugën zhvillimit të operas në vendin tonë. Pas kësaj kompozoi edhe dy opereta të tjera ”Së bashku jeta është e bukur” më 1957 dhe “Brigadierja” më 1968. Kryevepra e Kristo Konos ishte opera “Lulja e kujtimit", në 1961.

Më të lexuarat