
Temperaturat e ulëta mbërthejnë vendin, ministrja Kushi publikon udhëzimin e rëndësishëm për shkollat

TOB rikthen online operën “Flauti Magjik”, në nderim të regjisorit Nikolin Gurakuqi

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Korrik 2020
Teatri i Operës dhe Baletit me rastin e 65- vjetorit të regjisorit të njohur Nikolin Gurakuqi riktheu online operën "Flauti Magjik" nga Wolfgang Amadeus Mozart, një produksion i suksesshëm i vitit 2016. Opera u risoll për publikun mbrëmjen e së shtunës, ku TOB publikoi dhe emrat e artistëve pjesëmarrës në veprën operistike të vitit 2016. “Shfaqja e suksesshme e vitit 2016, shfaqur në skenën e TOB, rikthehet online sonte në mbrëmje. Me regji dhe në 65- vjetorin e lindjes së Nikolin Gurakuqit. Dirigjent Pierre Pichler. Në role kryesore: Mbretëresha e Natës- Serenade Uyar, Papageno- Armando Likaj, Pamina- Enkelejda Kamani, Tamino- Klodjan Kaçani, Sarastro- Enrico Marchesini, tre damat- Rezarta Qevani, Shpresa Beka, Ina Gaqi, Papagena- Dorina Selimaj, Monostatos- Erlind Zeraliu”, thuhet në materialin e publikuar nga TOB. Materiali vijon me tre fëmijët- Rajan Kukaleshi, Alisia Xhameta, Anastasia Skënderaj, Preishler- Antonio Zefi, 2 priftërinjte- Dionis Delia, Genc Vozga dhe 2 të armatosurit- Sidrit Bejleri dhe Roel Llupa. Opera u prezantua në kanalin zyrtar të TOB në Youtube dhe livestream në profilin e teatrit në Facebook. Regjisori Nikolin Gurakuqi e filloi aktivitetin e tij në TOB në vitin 1979, në fillim si korist e më pas si solist, ku realizoi një sërë rolesh të ndryshme. Disa nga rolet e tij janë Gjergj Arianiti nga opera “Skënderbeu”; Mateo, opera “Paja”; komandanti, opera “Borana”; Deloja, opera “Nëna e trimave”; Il Marchese, opera “La Traviata”; Don Bartolo, opera “Il barbiere di Siviglia”; Colline, opera “La Boheme”; Ferrando, opera “Il trovatore”; etj. Ka interpretuar role edhe jashtë vendi si në Francë e Itali. Pas specializimit në Francë në vitin 1992-1993, iu dedikua tërësisht regjisë. Është autor i shumë veprave të vëna në skenën e TOB, të Universitetit të Arteve, të disa qyteteve të tjera si Durrësi, Shkodra dhe jashtë Shqipërisë si: opera, opereta, spektakle, ndër të cilat mund të përmendim “Tosca”; “Il signor Bruschino”; “Madama Butterfly”; “Cossi fan’ tutte”; “Il barbiere di Siviglia”; “Il Trittico”;“La serva padrona”; “Il maestro di cappella”; “Falstaf”; “Aida”; “Orfeo ed Euridice”; “Il trovatore”; “Manon Lescaut”; “Otello”; “Traviata”; “Flauti magjik”; “Carmen” në Greqi; “Rigoletto” në Itali e plot vepra të tjera. Është vlerësuar me urdhrin “Naim Frashëri i Artë” dhe “Mjeshtër i Madh”.
Më të lexuarat


Libri “Joe Biden- ëndërrimtari amerikan”, për lexuesit nga shtëpia botuese “Morava”

Margariti: Xhamia e Et’hem Beut, nga restaurimi kanë ridalë në pah vlerat

Elma Doresi: Drama shqipe edhe pas kaq vitesh mbetet tek dera në pritje

TOB: “Carmen” në 2018, shfaqja me shitjen më të madhe të biletave në 10 vite

Vepra “Udhëtim i gjatë drejt natës”, në aktivitetin online të Teatrit Kombëtar mbrëmjen e së shtunës

Margariti: Falë projektit të ndriçimit, Kalaja e Argjirosë si kurrë më parë

Artistët: Ministria e Kulturës vëmendje te arti cilësor jo ai amator, të vlerësojë projektet që janë në politikat e saj

Shtëpia e piktorit Sali Shijaku, pas tërmetit të 2019 në proces restaurimi

Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” premierë e vitit 1963, së shpejti e botuar

Margariti: Muzeu “Marubi” falë vizonit të qeverisë shqiptare u shndërrua në modern
