BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Tomka dhe shokët e tij”, “Mimoza Llastica” dhe “Kur xhirohej një film” do të prezantohen në Cinematekën e Kopenhagës

“Tomka dhe shokët e tij”, “Mimoza Llastica” dhe

Filmat “Tomka dhe shokët e tij”, “Mimoza Llastica” dhe “Kur xhirohej një film” triologjia e regjisores shqiptare Xhanfise Keko për herë të parë do të prezantohet në Cinematekën e Kopenhagës. Instituti Danez i Filmit (Danish Film Institute) në bashkëpunim me kompaninë filmike Ska-Ndal dhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ka programuar të prezantojë në Cinematekën e Kopenhagës regjisoren e mirënjohur shqiptare Xhanfise Keko përmes një triologjie. Filmat do të shfaqen nga data 7-9 nëntor dhe distributori Genc Përmeti tha se triologjinë e regjisores së njohur do ta hapë filmi “Tomka dhe shokët e tij”. “Ky tribut është i pari që i dedikohet një autori shqiptar me triologji të plotë në një prej tempujve të kinemasë botërore siç është Cinemateka e Kopenhagës. Filmi, i cili do hapë triologjinë e Xhanfise Kekos më 7 nëntor do jetë ai me suksesin më të madh ndërkombëtar “Tomka dhe shokët e tij” i pasuar po atë mbrëmje nga projeksioni i një prej filmave më të dashur nga fëmijët “Mimoza Llastica”, ndërsa më datë 9 nëntor do projektohet “Kur Xhirohej një film”, një ndër filmat më provokues për kohën kur u realizua”, tregon distributori Genc Përmeti. Me këtë rast paraditen e së shtunës në kuadër të edicionit të 16-të të Tirana International Film Feastival, në kinema “Millenium” u prezantua për herë të parë versioni i remasterizuar në 2K i filmit “Mimoza Llastica”. Në fjalën e tij mes të tjerave distributori Genc Përmeti pohoi se për regjisoren e njohur duhet më shumë vlerësim nga shteti. “Një autore që po merr gjithmonë dhe më tepër vëmendje. Por pas ’90 shteti shqiptar nuk ka dhënë ndonjë vlerësim ndaj kësaj autoreje. Xhanfise Keko është një autore me vlerë kombëtare, por te ne ka pasur vlerësime për figura që ndoshta nuk kanë qenë kaq të konsoliduara”, vijon Përmeti.

Puna e regjisores së njohur me filmat

Kuratori i programatorit të Cinematekës Jesper Andersen, në një material të përgatitur prej tij shkruan për regjisoren Xhanfise Keko, kohën dhe kontekstin politik kur ajo i ka realizuar këto filma, që sipas tij po fiton shumë vëmendje. “Regjisorja shqiptare Xhanfise Keko (1928-2007) u përqendrua në të gjitha filmat e saj në temat e fëmijëve, dhe shumica e filmave shfaqin aktorët fëmijë në rolet kryesore. Keko është regjisorja e vetme femër në historinë e filmit shqiptar. Filmi i saj ka qenë në dispozicion për një audiencë ndërkombëtare, por tani po fiton më shumë vëmendje”, thuhet në material. Të tre filmat, tregon Cinemateka, japin një përshtypje të mirë të prodhimit total të Kekos, dhe është një mundësi unike për të parë imazhe të gjalla nga Shqipëria gjatë një periudhe kur vendi ishte kryesisht i mbyllur për botën e jashtme. “Në vitin 1944 Shqipëria u bë një shtet komunist. Kur Keko filloi prodhimin e filmit më të famshëm të saj “Tomka dhe shokët e tij” (1977), ajo tashmë e kishte vendosur veten si një nga regjisoret në një prej industrive më të rëndësishme të krijuar nga njerëzimi. Ndoshta sepse "filmat e fëmijëve" nuk tërhiqnin aq shumë vëmendjen e sistemit, Keko mori mundësinë të eksperimentonte stilistikisht me filmat e saj dhe ajo krijoi mënyra për t'i bërë fëmijët aktorët e saj të vepronin natyrshëm para kamerës”, vijon shkrimi për regjisoren.  “Tomka dhe shokët e tij” do prezantohet përpara publikut të Cinematekës nga programuesi i Danish Film Institute Jesper Andersen, ndërsa “Mimoza Llastica” do të prezantohet nga protagonistja Zhaklina Dhimojani Blater, që në film luan rolin e Mimozës. Kjo triologji që i dedikohet një prej personaliteteve më të shquara të kinemasë shqiptare, shumë shpejt do të jetë edhe pjesë e programimeve të Cinematekave në Oslo dhe Stokholm.

Nga Julia Vrapi