Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Towers” në Muzeun Kombëtar, qëndrimet e tre artistëve për Tiranën në pikturë

Postuar: 07/11/2019 - 07:25

Ekspozita “Towers” vjen për publikun me punët e tre piktorëve në Muzeun Historik Kombëtar. Tre artistë Gjergj Meta, Anteo Gremi dhe Erand Nebo janë bërë bashkë me një ekspozitë në muze. Veprat prezantohen për herë të parë për publikun, dhe secili nga artistët shpreh qëndrimin e tij për Tiranë, mbi jetën apo dhe ndjesitë personale. Sipas piktorit Gjergj Meta, janë 35 punë që prezantohen për publikun. “Ne jemi tre artistë, që punojmë bashkë te i njëjti vend dhe në punë gjatë bisedave të përditshme që ne bëjmë gjithmonë komunikojmë mbi artin. Secili prej nesh ka zgjedhjet e veta, qëndrimet që mban mbi qytetin e Tiranës, mbi jetën, mbi aktivitetin e tij dhe ndjesitë e tij personale. Në këtë rast kemi të bëjmë me dy artistë, që janë të rinj dhe janë Anteo Gremi dhe Erand Nebo. Janë 35 punime, që janë prezantuar për herë të parë dhe secili nga artistët ka mënyrën e vet të realizimit”, pohon piktori Gjergj Meta. Kullat në Tiranë kanë ngacmuar artistët për veprat e tyre, një shqetësim i përbashkët që vjen në tablotë e pikturave. Por ndërsa në një pjesë të punëve gjejmë pikturën abstrakte, piktori i njohur Gjergj Meta shprehet se në pikturat e tij motivi është shiu në Tiranë. “Në ekspozitë kemi një piktor pak abstrakt Nebo, në mënyrën se si e shikon qytetin vertikalisht. Kemi edhe Anteo Gremi në mënyrën se si e shikon e qytetin dhe ka një drejtim drejt natyrës, drejt lules. Ai e bën atë me një mohim të të vërtetës dhe me dalje të gjendjeve të veta personale. Unë në këtë ekspozitë vij me punime, që kanë motiv vetëm shiun. Ka të bëjnë me qytetin, që ka një lloj mjegulle, e cila jep dhe merr, ndërton dhe shndërton figuracionin nëpërmjet rrjedhjeve të shiut me mohimin që krijon ajo, gjendja e saj. Ne në mënyrën se si operojmë në këto punë në pikturë e kemi imazhin e kullës, vjen tek dy prej nesh si autorë kjo pjesë, duke përjashtuar Gremin, që ka të bëjë me një personale të tij”, tregon piktori Gjergj Meta.

Tirana në pikturë

 Në tablotë e tre artistëve gjejmë qytetin e Tiranës, por piktori Gjergj Meta tregon se në “Towers” tek veprat e tij është pjesa e zakonshme, që ai punon mbi urbanen, mbi gjendjen. “Këto momente që janë në tablo është vetëm shiu, moment i mjegullt i Tiranës. “Towers” vjen me shiun dhe kullat në Tiranë, punime të reja që po prezantohen për herë të parë për publikun në muze”, tregon piktori. Piktori Gjergj Meta është një emër i vlerësuar me aktivitetin e tij në pikturë. Pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, për piktorin nuk kanë munguar dhe çmimet. Këto ditë në Tiranë së bashku me dy artistë të tjerë ai vjen në ekspozitën “Towers”, por tregon se po vazhdon punën, si dhe një tjetër ekspozitë personale është në planet e tij vitin që vjen. “Unë vazhdoj punën time personale me pikturën, në proces janë dhe punë të tjera për një ekspozitë personale timen ,që do të jetë vitin që vjen. Unë kam gjithë jetën, që merrem me pikturë dhe besoj, që është rritur profesionalisht puna ime si piktor. Jam pjesëmarrës në dhjetëra ekspozita ndërkombëtare me veprat e mia dhe kam dhe çmime në disa prej tyre. Aktivitetin në Shqipëri me pikturën sigurisht, që e kam rritur, duke ardhur dhe ngritur më shumë si nivel artistik. Jam i kënaqur, por fakti që bëhet art në Shqipëri është një gjë e mrekullueshme”, tregon piktori Gjergj Meta. Ekspozita me veprat e tre piktorëve do të qëndrojë gjashtë ditë në Muzeun Historik Kombëtar.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 07:30

Konferenca shkencore ndërkombëtare "Shqiptarët dhe koalicioni antifashist në Luftën e Dytë Botërore" po zhvillohet në Akademinë e Shkencave, në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të vendit.

Postuar: 15/11/2019 - 07:29

Shfaqja “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”, nesër në mbrëmje vjen për publikun në teatrin

Postuar: 15/11/2019 - 07:27

 Festivali i filmit “Anifest Rozafa” përfundoi edicionin e dhjetë në qytetin e S

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Vepra "Zhizel" i përket fondit të artë të baleteve botërore, por Teatri i Operës dhe Ba

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Në parkun arkeologjik të Apollonisë përfundoi me sukses “Workshop në restaurimin e mozaikëv

Postuar: 14/11/2019 - 07:40

Aktorët e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, këtë mbrëmje janë në Zadar të Kroacisë për shf

Postuar: 14/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit “Tirana 2019” nisi në Pallatin e Kongreseve edicionin e 22, duke bër