BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Tradita dhe trashëgimia muzikore, në koncertin me Merita Halilin dhe Ansamblin Popullor

Tradita dhe trashëgimia muzikore, në koncertin me Merita Halilin dhe

Traditë dhe trashëgimi muzikore përcolli koncerti “Lule t’bukra ka Tirona”. Koncerti recital i këngëtares së njohur Merita Halili dhe Ansamblit Popullor erdhi për dy mbrëmje me radhë, si pjesë e sezonit artistik, që këto kohë po vijon online nga institucioni. Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor solli për publikun koncertin, i cili u zhvillua si një festë e muzikës. Një krijimtari e pasur folklorike dhe perla të muzikës sonë popullore ishin në programin artistik. TOBAP shprehet se është një koncert me përmasat e një feste të vërtetë për muzikën popullore qytetare të Shqipërisë së mesme dhe mbarëshqiptare. “Merita Halili u rikthye në Ansamblin Popullor në skenën e TOB, pas më shumë se 30 viteve, që i kishte munguar publikut me një shfaqje të plotë. Ky koncert shfaqet sonte dhe nesër për të gjithë, në transmetim on line në kanalin e Youtube të TKOBAP dhe livestream në Facebook, në sezonin artistik online”, shprehej më herët institucioni. Ndërsa koreografi popullor Genc Kastrati thotë se ishte kënaqësi, që ai ishte pjesëmarrës në këtë koncert. “Brilante Merita Halili. Kënaqësi e veçantë të ishim bashkë në këtë koncert”, pohon ai. Koncerti me artisten virtuoze Merita Halili shoqëruar nga orkestra e TKOB, orkestrina e Ansamblit Popullor, grupi i valleve, si dhe artistë të ftuar u mirëprit nga publiku më parë dhe në skenën e Pallatit të Kongreseve. “Lule të bukura ka Tirana”, “Shoqëria”, “Ëndrrat e mija”, “Ajka e qumështit”, “Lujma belin”, “Fërfëlloi thëllonxa n’ujë”, “Mori vjollca që çel në saksi”, “Dy lule mbas malit, “Trandafilin kur ta dhash”, etj, janë disa prej këngëve që u kënduan nga këngëtarja Merita Halili. Në koncert nuk mungoi dhe “Rituali i dasmës së Tiranës”, ku interpretoi Merita Halili shoqëruar nga grupi i valleve dhe kori i Ansamblit Popullor.

 Jeta artistike

 Merita Halili, është cilësuar prej vitesh si “Ambasadorja e Këngës Shqiptare në SHBA”, një këngëtare e rrallë për origjinalitetin e zërit dhe interpretimit të saj, një zonjë e madhe që në thelb të shpirtit të saj ka talentin dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Merita Halili është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës popullore shqiptare. Ka filluar që në moshë të vogël me aktivizimet e saj në pallatin e pionierëve dhe më pas u aktivizua me ansamblet amatore si te ansambli “Tirana” dhe ansambli “Migjeni”. E lindur në Tiranë, debutimin e saj në shkallë kombëtare e bëri në vitin 1983 në moshën 16-vjeçare, kur këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Merita gjatë viteve ku ajo studionte në degën e kantos në liceun artistik “Jordan Misja” u aktivizua me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore dhe realizon recitalin e saj të parë në një moshë fare të re, 16-vjeçe ku dhe spikati talenti i saj me një zë brilant, që më vonë do të bënte për vete shumë artdashës duke e cilësuar artisten si “Mbretëresha dhe Bilbili i Këngës Popullore Shqiptare”. Merita së bashku me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore mori pjesë në shumë vende të Europës, ku interpretoi denjësisht. Menjëherë më pas ajo filloi të këndonte në Radio Televizionin Shqiptar, duke regjistruar dhe arkivuar shumë këngë dhe video të ndryshme, ku sot ruhen në arkivin e RTSH-së. Merita interpreton këngë nga të gjitha trevat shqipfolëse, por më së shumti të Shqipërisë së Mesme dhe ka realizuar albume e këngë të shumta të dedikuara dashurisë, atdheut dhe heronjve. Merita Halili jeton në SHBA ku edhe atje vazhdon karrierën e saj artistike së bashku me bashkëshortin e saj, muzikantin e mirënjohur Raif Hyseni. Të dy së bashku kanë zhvilluar shumë koncerte nëpër Europë, Japoni, Kanada, Australi dhe vende të tjera duke shpalosur për publikun botëror vlerat artistike dhe kulturore të Shqipërisë dhe të gjithë trevave shqiptare.

Më të lexuarat