Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tragjedia “Jul Qezar” sjell në teatrin Eksperimental regjisorin Ivica Buljan

Postuar: 22/05/2019 - 07:28

Vepra “Jul Qezar” nga Uilliam Shekspir është një tjetër produksion, që po përgatitet në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Tragjedia e Shekspirit ka sjellë në vendin tonë një nga regjisorët e njohur me veprat e tij në skena të ndryshme të teatrove. "Jul Qezar" e Shekspirit po punohet nën drejtimin e regjisorit kroat me famë ndërkombëtare Ivica Buljan. Në Teatrin Eksperimental puna me provat ka filluar dhe në role janë aktorë të njohur, por dhe emra të rinj të skenës së teatrit. Mes aktorëve përmendim Alfred Trebicka, Romir Zalla, Ervin Bejleri, Ermira Hysaj, Adriana Tolka, Ilirda Bejleri, Engjëll Hoxha etj. “Filluan provat për këtë produksion të madh që do të ngjitet në skenën tonë”, shkruan teatri Eksperimental për këtë premierë, që do të jetë në vijimin e sezonit artistik për publikun. “Jul Qezar” është një tragjedi historike nga Uilliam Shekspir, e cila besohet të jetë shkruar në vitin 1599. Është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet “Jul Qezar”, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qendrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë. Në materialin e veprës teatri shkruan se në këndvështrim të sfondit historik, pjesa reflekton ankthin e përgjithshëm të Anglisë elizabetiane mbi vazhdimësinë e lidershipit. “Në kohën kur u krijua dhe u vu në skenë për herë të parë, Mbretëresha Elizabet, një sovrane e fortë, ishte e moshuar dhe refuzonte të emëronte një pasues, duke u hapur udhë shqetësimeve, se pas vdekjes së saj mund të shpërthente një luftë civile, e ngjashme me atë të Romës”, thuhet për veprën.

Tragjedia e Shekspirit

“Jul Qezari” është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Studiuesit e letërsisë kanë debatuar për shekuj me radhë në lidhje me çështjen se cili është në të vërtetë protagonisti i kësaj tragjedie. Përgjigja thjesht e sipërfaqshme do të ishte Jul Qezari. Në fund të fundit, tragjedia ka emrin e tij dhe ngjarjet e tragjedisë lidhen të gjitha me të. Sidoqoftë, Qezari shfaqet vetëm në tri skena (katër nëse përfshihet edhe fantazma), duke e bërë kështu të pamundur zgjedhjen e protagonistit që supozohet të jetë karakteri kryesor. Ndërkohë, Bruti që shfaqet shumë më shpesh se Qezari (dhe në fakt shkon deri në skenë përfundimtare) nuk është karakteri kryesor i tragjedisë dhe është listuar në emrat e vetave jo vetëm pas Qezarit, por pas gjithë triumviratit dhe disa senatorëve, të cilët mezi shfaqen në tragjedi. Përcaktimi i protagonistit është një nga shumë çështjet tërheqëse që paraqet tragjedia. Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta por përfundimi është i njëjtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshin 154 sonete që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata.

 Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 07:36

Teatri i Operës dhe Baletit e çel sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”.

Postuar: 17/09/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen te

Postuar: 17/09/2019 - 07:33

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me inte

Postuar: 17/09/2019 - 07:32

Filmat shqiptarë për restaurimin e tyre kërkojnë një projekt dhe fond të veçantë nga shteti.

Postuar: 15/09/2019 - 08:00

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë

Postuar: 15/09/2019 - 07:57

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artis