Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tragjedia "Medea" e Euripidit, dy mbrëmje në skenën e teatrit “Bylis” në Fier

Postuar: 17/11/2019 - 08:01

Tragjedia "Medea" e Euripidit për dy mbrëmje me radhë do të jetë në skenën e teatrit “Bylis”, në qytetin e Fierit. Një nga produksionet më të mëdha të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku sipas institucioni, muzika, kori, koreografia, janë të tëra të krijuara enkas, bashkë me një kast aktorësh, që si rrallëherë i kalon të 20 aktorët në skenë. Vepra shënon premierën në teatrin e qytetit të Fierit në datat 19 dhe 20 nëntor. Protagoniste në vepër, aktorja Luiza Xhuvani vjen në rolin e Medeas, për të vijuar me Roza Anagnostin, Alfred Trebickën, Viktor Zhustin, Ahmet Pashën, Gjergj Menën, Kristian Koroveshin dhe Adriana Tolka, Alesia Xhemalaj, Algiona Aga, Françeska Hysi, Julinda Emiri, Sara Smaja, Xhulia Musagalliu, Denardo Neziri, Ergys Malsia, Fritz Selmani, Ismail Shino, Mariol Aliko, Amadeus Klevent Xhizdari, Rei Lika, që sjellin “Medean” e Euripidit me regji të Dimitris Mylonas. Deri tani kjo vepër është shfaqur disa herë në skenë, por në qytetin e Fierit është për herë të parë për publiku në dy mbrëmje. Vepra është me përkthim nga Viktor Zhusti, skenograf Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, kompozitor Pavlos Katsivelis, koreograf Gjergj Prevazi dhe dirigjent kori Dritan Lumshi. Më herët, aktori Alfred Trebicka që vjen në skenë si Jason, vlerësoi punën me regjisorin grek. “Kur flitet për antikitetin dhe “Medean” e Euripidit dihet që është kryevepër e dramaturgjisë. Përpos kësaj regjisori grek Dimitris Mylonas është i nivelit të lartë. Nuk është thjesht fakti që vjen nga Greqia, por nga puna konkrete që ne kemi bërë, koncepti regjisorial, mënyra se si punon dhe e ka vizatuar të tërën, unë personalisht jam shumë i kënaqur me pjesën profesionale të tij” u shpreh aktori i njohur Alfred Trebicka. Në dallim nga Eskili epik dhe Sofokliu i përqendruar te ndërveprimi i karaktereve, Euripidi i hapi artit dyert e një bote të re dhe na jep një pamje më të afërt të ndjenjës pasionante, edhe në format e saj më të pastra, edhe në çmenduritë më të egra, të cilat kontrollojnë, pështjellojnë apo shkatërrojnë njerëzit. Shkrimtar dhe novator i ideve në tragjedinë antike greke, Euripidi është i njohur si babai i tragjedisë.

Tragjedia në skenë

Tragjedia “Medea” do të jetë në skenën e tetarit “Bylis” për publikun, me në role një kastë aktorësh të njohur. Subjekti përqendrohet mbi veprimet e Medeas, dikur princeshë e mbretërisë “barbare” të Kolkias dhe bashkëshorte e Jasonit. Ajo sheh se pozita e saj në botën greke është e kërcënuar, kur Jasoni e braktis për t’u martuar me një princeshë greke të Korintit. Medea merr hak mbi Jasonin, duke vrarë bashkëshorten e tij të re, po ashtu edhe dy bijtë e vet, për t’u arratisur më pas në Athinë për një jetë të re. Për veprën shkruhet se kjo tragjedi është një tablo mjeshtërore e pasionit me nënshtresat dhe zgavrat e tij sekrete. “Vuajtja dhe ndjeshmëria e dashurisë së vrarë vizatohen fuqishëm, deri sa kulmojnë me veprën e tmerrshme të hakmarrjes. Fuqishëm është ravijëzuar gruaja me joshje të jashtëzakonshme, e cila është njëkohësisht e dobët. Notat e butësisë mëmësore janë patetike në shkallën më të lartë. Lufta e emocioneve, gjeneruar nga pasioni, rrëfehet në mënyrë të admirueshme, dhe mes gjithë stresit nga konflikti i tyre, dhe mes gjithçkaje të sofistikuar dhe iluzive, që gërryen shpirtin, urrejtja dhe hakmarrja fitojnë betejën. Medea është kriminele, por jo pa shkak dhe jo pa forcë e dinjitet”, thuhet mbi veprën.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis

Postuar: 12/12/2019 - 07:22

Në muajin e fundit të vitit, por duket se asgjë nuk u bë për plotësimin e kërkesave të artistëve

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Cirku Kombëtar me aktivitetin e tij është dhe pranë fëmijëve larg arenës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Drama "Epsh dhe lakmi", shkruar nga autori Eugene O’Neill më 1925 vjen premierë n

Postuar: 11/12/2019 - 07:19

Kuratorët e ekspozitës “Tirana Patience” Adam Szymczyk dhe Natasa Ilic, përmes një de