BREAKING NEWS

Yuri Kim kërkon që Sali Berisha të mos hyjë në parlament, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, zbulon çfarë qëndron pas ultimatumit të ambasadores: Ja çfarë e pret Lulzim Bashën

Yuri Kim kërkon që Sali Berisha të mos hyjë në
x
BREAKING NEWS

Përditësimi i koronavirusit në Shqipëri/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, Ministria tregon sa raste të reja janë shënuar

Përditësimi i koronavirusit në Shqipëri/ Asnjë humbje
x
BREAKING NEWS

Skandali i abuzimit me tenderin e uniformave të Policisë, zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO për 9 zyrtarët e implikuar

Skandali i abuzimit me tenderin e uniformave të Policisë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë bëhet me 9 anëtarë/ Kush është gjyqtari më i ri i dekretuar nga Meta: Rezerva për veprimtarinë e KLGJ dhe Kuvendit, vonesa të pajustifikuara (DOKUMENTI)

Gjykata e Lartë bëhet me 9 anëtarë/ Kush është
x
BREAKING NEWS

“PD nuk mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti”/ Takimi në selinë blu, ambasadorja Yuri Kim zbardh ultimatumin që i ka dhënë Bashës për Sali Berishën (Ka një mesazh edhe për PS)

“PD nuk mund të 'hajë bar' për hir të
x
BREAKING NEWS

KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, zbardhen akuzat e rënda (Njoftimi i plotë)

KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të lartë të
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim i zbarkon në seli Lulzim Bashës, ky është takimi i parë mes tyre pas zgjedhjeve të 25 Prillit

Ambasadorja Yuri Kim i zbarkon në seli Lulzim Bashës, ky
x
BREAKING NEWS

Biznesmeni nën akuzë për prodhim e trafik droge/ Gjykata vendos sekuestrimin e tokave, apartamenteve, makinave luksoze, parkimeve e dyqaneve (Publikohet lista e plotë)

Biznesmeni nën akuzë për prodhim e trafik droge/ Gjykata vendos
x

Kultura

Trashëgimia jo vetëm kujdes nga shteti, Ministria e Kulturës angazhon pushtetin lokal dhe shoqatat

Trashëgimia jo vetëm kujdes nga shteti, Ministria e Kulturës
Monumentet e kulturës prej vitesh që ishin të lëna në harresë, u bënë jo pak pre e grabitjeve apo dëmtimeve të ndryshme, dhe këtë fat e patën edhe objektet e kultit. Pranë Ministrisë së Kulturës bëjnë të ditur se për monumentet e kulturës si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, edhe me reformën e zbatuar në trashëgimi, është ngritur një rrjet për mirëmbajtjen, kujdesin dhe ruajtjen e tyre. Edhe pse rastet kur flitet për dëmtime të monumenteve të kulturës në objektet e kultit nuk mungojnë, pranë Ministrisë së Kulturës bëhet e ditur se vetë dikasteri ministror me strukturat që ka nuk mundet dot të ruajë çdo objekt kulti apo monument tjetër kulture. Për këtë kërkohet një bashkëpunim shumë i madh jo vetëm me kishat që i administrojnë këto objekte kulti por dhe me pushtetin lokal, ky i fundit sipas ministrisë prej vitesh nuk ka qenë i angazhuar sa duhet për ruajtjen e monumenteve të kulturës. Jo vetëm dëmtimet natyrore, por dhe në raste të tjera, si ai më i fundit i djegies së kishës së Shën Mërisë, objekt kulti fetar ndërtuar që më 1800, kanë qenë në vëmendje gjatë kësaj kohe. Kjo ka bërë që ruajtja e monumenteve të kulturës nga zjarri, apo dhe nga shkaqe natyrore të jetë kryesore për jetëgjatësinë e tyre. Përballë problemeve të trashëguara në menaxhimin, kujdes dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës, Milena Selimi, Këshilltare për Median dhe Komunikimin në MK pohon se është ngritur një rrjet bashkëpunimi me pushtetin lokal, biznese, shoqata, për monumentet e kulturës. “Sigurisht që nuk mundet vetëm shteti ti ruajë monumentet e kulturës, ndaj është ngritur rrejti i bashkëpunimit me shoqata, biznese, pushtetin lokal, që më parë nuk ka ekzistuar një bashkëpunim i tillë. Ju e keni parë dhe punën që kanë bërë gjatë kësaj kohe DRKK. Pas reformës në trashëgiminë kulturore, çdo qendër historike, zonat që kanë monumentet e kulturës janë të mbuluara nga specialistët. Por sigurisht ata që i administrojnë objektet e kultit monumente kulture duhet të jenë më të kujdesshëm. Është e pamundur që ti ruajë dhe mirëmbajë vetëm shteti, ndaj Ministria e Kulturës po punon në disa drejtime, siç janë dhe bashkëpunimet”, pohon mes të tjera Selimi, Këshilltare për Median dhe Komunikimin në Ministrinë e Kulturës.
 
Fonde nga bashkëpunimet
 
Por edhe pse Ministria e Kulturës bën të ditur se ka ndërmarrë një sërë masash, ka angazhuar specialistët në DRKK për të mbuluar terrenin ku ndodhen monumentet e kulturës dhe qendrat historike, sërish problemet janë të shumta. Përballë kësaj situate, bëhet e ditur se rrjeti i bashkëpunimit që Ministria e Kulturës e ka pasur në vëmendje për monumentet e kulturës ka sjellë jo pak përfitime sa i takon dhe fondeve për restaurime të ndryshme. Nga ky bashkëpunim, 35 mijë euro janë dhënë nga fondacioni “Cariplo” që do të përdoren për restaurimin e shtatë kishave, monumente kulture të njohura në vend. Vëmendje në restaurime gjatë kësaj kohe kanë dhe Ura e Goricës në Berat apo dhe Ura e Belabishtit. Ndërkaq bashkëpunimet po vijojnë dhe me TIKA për restaurimin e disa xhamive, objekte kulti monument kulture. Me shumë rëndësi nga Ministria e Kulturës duket se është parë dhe nisma “Miqtë e Monumenteve”. “Kjo ka qenë një nismë që ka angazhuar 166 shkolla nëntë vjeçare dhe të mesme”, pohon Milena Selimi, këshilltare për median dhe komunikimin në MK. Për Ministrinë e Kulturës administrimi i trashëgimisë kulturore ka nisur të funksionojë si një sistem i organizuar dhe profesional në terren, i udhëhequr vetëm nga ligji dhe vizioni i zhvillimit të qëndrueshëm dhe jo si vullnet egoist individësh në majë të kupolës. Ndërkaq që DRKK vijojnë çdo ditë duke publikuar punën që bëjnë për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës, ajo që kërkohet është sensibilizim më i madh për mbrojtjen e tyre. Nga Julia Vrapi