
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Shkruar nga SOT.COM.AL 31 Janar 2023

Konferenca finale për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071” u mbajt në Beograd në Muzeun Kombëtar. Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) dhe Instituti i Arkeologjisë (IA), në cilësinë e partnerit të projektit, u përfaqësuan nga dr. Melsi Labi, kërkues shkencor pranë ASA-s, dhe koordinator në këtë projekt. Në “Transfer 1071 - Modele të Integruara të Menaxhimit të Parqeve Arkeologjike”, i bashkëfinancuar nga programi transnacional evropian ADRION (Interreg V-B Programi Adriatik-Jonian), janë përfshirë 12 organizata partnere nga Italia, Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Greqia dhe Serbia, nën drejtimin e Universitetit të Maceratas (Itali). ASA shprehet se konferenca e Beogradit më 24 janar paraqiti rezultatet, përvojat dhe mjetet strategjike që janë krijuar gjatë zbatimit të projektit. “Qëllimi ka qenë të zhvillohet një model i përbashkët qeverisjeje për parqet arkeologjike për të përmirësuar ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë arkeologjike brenda zonës së Adrionit. Si raste studimore për zbatimin dhe testimin e modelit janë marrë parqet: Urbs Salvia (Itali), Antigonea (Shqipëri), Ptuj (Slloveni), Dodona (Greqi), Omišalj dhe Shibenik (Kroaci)”, thuhet nga ASA. Dr. Melsi Labi prezantoi punën që ka bërë Instituti i Arkeologjisë (ASA), kolegët kontribuues në këtë projekt, Prof. dr. Luan Perzhita, Prof. asoc. dr Belisa Muka, Dr. Sabina Veseli e Ma. Vasenka Paço, për ngritjen dhe përpunimin shkencor të një modeli menaxhimi të qëndrueshëm dhe bashkëkohor të parqeve arkeologjike dhe muzeve të hapur në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe Instituti i Arkeologjisë ka shkëmbyer përvoja me një sërë institucionesh evropiane të kërkimit shkencor. Ky projekt i financuar nga BE në vlerën 1.6 ml. euro dhe finalizimi i tij me sukses është fryt i një pune gati 3-vjeçare. Sipas ASA-s në konferencën e Beogradit u prezantuan raste studimore për një menaxhim të qëndrueshëm të parqeve arkeologjike në kushtet e sotme ekonomike dhe për përdorimin e metodave të reja teknologjike në këtë drejtim.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
