BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Kultura

Trashëgimia jomateriale, 25 specialistë mblidhen për trajnim

Trashëgimia jomateriale, 25 specialistë mblidhen për trajnim

Në Ministrinë e Kulturës ka nisur punëtoria "Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe inventarizimi i saj me bazë komunitetin". Aktiviteti që nisi dje do të vazhdojë deri më 28 qershor. “Konventa për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale” (UNESCO 2003) ratifikuar nga Shqipëria më 2006, përcakton parime dhe objektiva, në implementimin e të cilave duhet të përfshihen të gjitha segmentet e shoqërive të shteteve palë, në aspekte të ndryshme të evidentimit, studimit, ruajtjes dhe promovimit të kësaj trashëgimie. Në njoftimin zyrtar ministria bën me dije se ky trajnim është në sinergji edhe me projektin e UNESCO-s të fituar nga vendi ynë “The International Assistance for Albania”, meqenëse të dy fokusohen tek inventarizimi dhe disa nga personat e përgatitur, mund të aktivizohen në projektin tjetër. Punëtoria realizohet në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Sofjes, për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Evropën Juglindore, nën patronatin e UNESCO-s. Shqipëria është anëtare e kësaj qendre që në vitin 2012 dhe ka marrë pjesë, duke prezantuar trashëgiminë jomateriale shqiptare në disa aktivitete të kësaj qendre si botime, ekspozita, etj. Në këtë linjë në shtator 2015 u organizua i pari workshop trajnues kombëtar “Building capacities for the Convention of 2003 of UNESCO”. Në vijim të këtij bashkëpunimi, DPZHK propozon mbajtjen e kësaj punëtorie, me qëllim përditësimin e aftësive profesionale dhe zhvillimet aktuale të fushës, jo vetëm të punonjësve të sistemit të trashëgimisë kulturore, por edhe të përfaqësues nga shoqëria civile, si dhe studentëve, faktorë shumë të rëndësishëm në ruajtjen dhe transmetimin e trashëgimisë kulturore jomateriale. Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë aktivitet 5 ditor, që do të zhvillohet në sallën “Tefta Tashko”, 4 ditët e para do të jenë sesione teorike në Tiranë, ndërsa ditën e fundit do të organizohet një study tour dhe demonstrim e praktikë në terren, pranë artizanëve e ushtruesve të zejeve të ndryshme në Krujë. Pjesëmarrësit (rreth 25) janë specialistët që mbulojnë trashëgiminë jomateriale dhe edukimin në Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare, specialistë nga QKVT, QKIPK, etj.