Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trashëgimia jomateriale dhe diversiteti, problemet diskutohen në muze

Postuar: 22/05/2019 - 07:30

Në kuadër të “Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizoi tryezën e diskutimit me temë “Trashëgimia Kulturore Jomateriale dhe Diversitetit: Festivalet Folklorike mes ruajtjes së kujtesës dhe pasqyrimit të praktikave kulturore të gjalla”. Kjo tryezë diskutimi u nda në tre panele: festivalet folklorike dhe diversiteti kulturor; trashëgimia kulturore jomateriale në Shqipëri dhe festivalet, kujtesa dhe praktikat e gjalla. Qëllimi i kësaj tryeze ishte diskutimi i disa prej çështjeve dhe problemeve që lidhen me trashëgiminë kulturore jomateriale. U diskutua kujtesa mbi folklorin në të shkuarën dhe pasqyrimi i folklorit, që lëvrohet sot. Një pjesë e këtyre problematikave do të trajtohen nga zhvillimi folklorit përmes shoqatave kulturore artistike. Të pranishmit në diskutim theksuan se një pjesë e këtyre shoqatave kanë nisur të ecin në hap me ndryshimet demografike në vend dhe lëvrojnë jo vetëm në folklorin e krahinës së origjinës, por edhe në zona të tjera të vendit. “Kjo çon ridimensionimin e konceptit të folklorit burimor si përfaqësues vetëm të një krahine të caktuar. Pra, diversiteti kulturor po bëhet bazë e zhvillimit të folklorit tonë kombëtar”, thuhet në materialin për këtë takim në muze. Fjalën e hapjes e mbajti dr. Armanda Hysa, drejtoreshë e QKVF, si dhe dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Tre panelet përkatëse u drejtuan nga akademiku Vaso Tole, Bendis Pustina dhe Dr. Meri Kumbe. Kumtuan gjithashtu Saimir Skënduli, Marinko Çulafiç, Nikolla Gjurgja, dr. Dorian Koçi, dr. Armanda Hysa dhe Jonida Çunga. Temat që u prekën në këtë tryezë diskutimi ishin: Konventa e Trashëgimisë Kulturore Jomaeriale dhe Diversiteti kulturor; Pasqyrimi i vlerave folklorike të minoriteteve në festivalet folklorike; Trashëgimia e minoritetit malazez në Shqipëri; Mbi folklorin e minoritetit maqedon në Shqipëri. Po ashtu u vijua dhe më temën trashëgimia kulturore jomateriale, folklori dhe teknologjia; pasqyrimi i trashëgimisë kulturore në media; FFKGJ si “praktikë e mirë” dhe traditë në UNESCO; muzeu i isopolifonisë; festivalet folklorike etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:41

 "Lapsi i memories" titullohet ekspozita me vizatime të artistit Anastas Kostandini, që u çel për publikun në galerinë e artit në qytetin e Pogradecit.

Postuar: 19/06/2019 - 07:40

Ekspozita “Hybrid” u çel për publikun në  qendrën e artit bashkëkohor “ME

Postuar: 19/06/2019 - 07:38

Në galerinë “Zeta” do të shfaqet ditën e enjte filmi dokumentar “Fotografët Ber

Postuar: 19/06/2019 - 07:37

Muaji i Muzikës po zhvillohet përmes aktiviteteve, por te artistë të ndryshëm kjo nismë e Ministr

Postuar: 18/06/2019 - 07:37

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, së bashku me Agjencinë e Arkivave të Kosovës dhe Institutin

Postuar: 18/06/2019 - 07:35

Drama “Xhelatët” shkruar nga autori Martin McDonagh është projekti më i fundit për ta

Postuar: 18/06/2019 - 07:34

Teatri i Operës dhe Baletit është një nga institucionet e rëndësishme të artit dhe kulturës në ve