BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Kultura

Trashëgimia kulturore, 213.519 vizitorë në 6-mujorin e parë të këtij viti

Trashëgimia kulturore, 213.519 vizitorë në 6-mujorin e parë

Numri i vizitorëve në objektet e trashëgimisë kulturore është rritur në krahasim me një vit më parë. Kjo bëhet me dije nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, që shprehet se monumentet tona po bëhen gjithnjë dhe më ftuese. “Në 6-mujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve në objekte të trashëgimisë kulturore ka qenë dy herë më shumë se në vitin 2021! Monumentet tona po bëhen gjithnjë e më ftuese për vizitorët”, shkruan ministrja Margariti në Facebook. Sipas statistikave të Ministrisë së Kulturës në vitin 2020 objektet e trashëgimisë kulturore n vendin tonë  u vizituan nga 42,538 vizitorë, në vitin 2021 u vizituan nga 106,534 ndërsa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti numri i vizitorëve arriti në 213,519. Objektet e trashëgimisë kulturore në vendin tonë janë të shumta. Nëse përmendim Tiranën ka një listë me monumente dhe objekte kulturore të shpërndara nëpër qytet, gjë që suprizon shumë vizitorë, si Xhamia e Et'hem Beut, Mozaiku i Tiranës, etj. Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij dhe përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhendje, etj. Berati dhe Gjirokastra gjithashtu janë në listën e qyteteve që ngjallin interesin e vizitorëve të ndryshëm. Kalaja e Beratit është monumenti më antik, me një sipërfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet në një kodër  187 m të lartë, e rindërtuar disa herë gjatë periudhave të historisë. Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Po kështu rëndësi kanë dhe kalatë e tjera në vend, parqet arkeologjike apo dhe kishat dhe xhamitë, që janë objekte kulti monument kulture.