
Media e njohur gjermane plas skandalin që po trondit Beogradin: Ja si presidenti Vuçiç bashkëpunoi me hakerat izraelitë për të eliminuar nga politika liderin opozitar

Ndizen sirenat e alarmit në Ukrainë: Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë rrezikon të shpërthejë, ja si mund të përsëritet katastrofa “Fukushima”

Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po përgatitet për tre sulme “vdekjeprurëse” kundër Rusisë, ja plani i fshehtë për marrjen e Krimesë

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Trashëgimia kulturore, “EU4Culture” 590 mijë dollarë për 11 organizata të shoqërisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Korrik 2022

Programi “EU4Culture” do të mbështesë 11 organizata të shoqërisë civile shqiptare. Në ambientet e Muzeut Arkeologjik Durrës u shpallën fituesit, për thirrjen e parë publike në programin e financuar nga Bashkimi Evropian “Rigjallërimi i trashëgimisë kulturore të Shqipërisë në përgjigje të tërmetit të Shqipërisë 2019, 2020-2024”. Me grante që variojnë nga 42,000 deri në 60,000 dollarë, projektet që do të zbatohen do të krijojnë vende të reja pune për komunitetet lokale dhe do të nxisin zhvillimin e artizanatit, turizmit inovativ, platformave digjitale dhe eventeve kulturore në bashkitë e Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës dhe Krujës. Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri Hubert Perr tha se ky program do të fokusohet në krijimin e partneriteteve ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, bizneseve dhe bashkive. “Për të përfituar nga historia dhe trashëgimia kulturore dhe për t'i përdorur ato si një mjet për të nxitur zhvillimin socio-ekonomik dhe lokal”, u shpreh ai. Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se ishin 58 aplikime. “Kjo thirrje vë në dispozicion 590 mijë dollarë për 11 projektet fituese”, pohon Margariti. Fituesit e granteve janë: 1. Cultural Heritage without Borders Albania - në mbështetje të projektit “Platformat e fuqizimit dhe mësimit të trashëgimisë”; 2. Help - Hilfe zur Selbsthilfe e.V. BH për “Ringjallja e zejeve tradicionale lokale në Kavajë”; 3. Udhëtimi Lirë - në projektin “Zhvillimi i trashëgimisë së Durrësit bazuar në kulturën kreative”; 4. TID Kruja - në mbështetje të projektit “Dhe tradita vazhdon në Krujë”; 5. Fondacioni PROGRESS - në mbështetje të projektit “Artizanët mes së shkuarës dhe së ardhmes”; 6. Joscelyn Foundation -për projektin “Rivendosja e traditës artizanale”; 7. Auleda, Local Economic Development Agency, Vlorë - në mbështetje të projektit “Routes4culture”; 8. Urban Research Institute - në mbështetje të “Artizanët për Trashëgiminë Kulturore -ArtCult”. Në vijim të listës së publikuar, 9 është Durrësi Aktiv për projektit “Kur e kaluara takohet me të ardhmen- rivitalizimi i trashëgimisë kulturore”; 10. Qendra ESN AL - te projekti “TourAZZO - Promovimi dhe valorizimi i trashëgimisë kulturore si nxitës i turizmit dhe zhvillimit social-ekonomik në Durrës” dhe 11 Instituti i Politikave Publike dhe Private - në mbështetje të projektit “3E “Eksploro - Përjeto- Përmirëso Turizmin Kulturor në zonën e pas tërmetit”.
"RetroFest" për promovimin e trashëgimisë sonë kulturore
Një sfilatë makinash historike çelën "RetroFest", turin veror Durrës-Apoloni-Fier-Prizren me parkun kombëtar arkeologjik të Apolonisë. Ministrja e Kulturës Elva Margariti bën me dije se është një bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për promovimin e trashëgimisë kulturore. “Makinat historike takojnë trashëgiminë kulturore! Nga Durrësi, vargu i makinave retro po drejtohet për në Fier. Ndalesa e parë në parkun kombëtar arkeologjik të Apolonisë më pas në qendrën e qytetit të Fierit!”, shkruante më parë ministrja Margariti në një status të saj Facebook. Apolonia në Fier është një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike.
Më të lexuarat


Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika

Artisti Adrian Paci në Akademinë e Shkencave për “Trajektore të ndërthuruna”

Frano Kulli: Rrjeti i librarive në Shqipëri është ai i fillimviteve '90, ende nuk ka një librari serioze në Tiranë

Konkursi ndërkombëtar për muzeun “Besa”, Ministria e Kulkturës shtyn afati deri më 30 mars

TKOB hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, Ermonela Jaho rikthehet për të kontribuar me një masterclass

Muzikë dhe poezi nga artistët në Sarajet e Toptanasve

Jaho Brahaj: Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të certifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës

Aktorët Ema Andrea dhe Dritan Boriçi me interpretime poezish në COD

“Gruaja e thyer” një monodramë që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton

Muzeu “Onufri”, QKMB: Vizitorët nga Hungaria na bëjnë të besojmë për një sezon të mbarë turistik
