BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Kultura

Tre artistë me një ekspozitë të përbashkët, mbi 50 vepra arti në pikturë dhe skulpturë që  prezantohen për herë të parë

Tre artistë me një ekspozitë të përbashkët, mbi 50

Tre artistë të Beratit bëhen bashkë me një ekspozitë, që do të hapet të mërkurën në galerinë e artit “Edward Lear”. Dy piktorëve të njohur, Agron Polovina dhe Kastriot Dervishi, iu bashkua edhe skulptori i njohur Nezir Ago. Këto ditë të nxehta vere, kur gjithë njerëzit vrapojnë drejt detit, maleve apo hijeve, tre artistë të njohur nga qyteti i Beratit u bënë bashkë për të prezantuar mbi 50 vepra. Pjesëmarrës në ekspozitë piktori i njohur Agron Polovina tregon për bashkëpunimin mes artistëve dhe thotë se veprat ekspozohen për herë të parë për publikun.  Polovina shprehet se është një bashkëpunim që ka nisur gjatë viteve midis artistëve të Beratit, të cilët kanë realizuar mjaft ekspozita të përbashkëta. “Këtë verë, pas një mungese prej dy vitesh për shkak të pandemisë, u kthye në Berat piktori Kastriot Dervishi, që jeton në Kanada. Janë mbi 50 vepra arti, në pikturë dhe skulpturë që prezantohen për herë të parë para dashamirësve të artit në Berat”, tregon piktori Polovina, për ekspozitën që do të hapet në galerinë “Edward Lear” në Berat. Ekspozita e tre artistëve të njohur është një ngjarje artistike e mirëpritur për banorët e qytetit dhe për turistët e shumtë, të ardhur nga bota dhe nga viset shqiptare në këto ditë gushti.

Punimet në ekspozitë

Piktori Agron Polovina sjell në këtë ekspozitë peizazhe nga bregdeti i Vlorës, Lini, Pogradeci, nga Alpet tona, Italia dhe Zvicra, etj. Të gjitha punimet i bashkon një këndvështrim artistik i piktorit, me penelatat e qeta plot ngjyra të ngrohta. Këto punime janë kryer direkt në natyrë, ndaj ndihet spontaniteti dhe impresioni i drejtpërdrejt, pa linja dhe ngjyra të kërkuara. Të gjitha peizazhet e piktorit Agron Polovina i bashkon në një natyra e bukur e botës së njëmendtë, e përthyer në shpirtin e artistit që shfaqet si unitet në këto vepra. Ndërsa piktori Kastriot Dervishi ka sjellë një set punimesh nudo, të realizuara gjatë ditëve të izolimit nga pandemia. Këto vepra, realizuar me mjeshtëri nga piktori, sjellin plot forma dhe ngjyra delikatesën e linjave femërore, brishtësinë dhe sensualitetin. Të gjitha nudot kanë një unitet, që zbulohet nga një vepër tek tjetra, nëpërmjet perceptimit të vizatimeve plot delikatesë dhe dritëhijeve plot mister, të cilat e ftojnë shikuesin të marrë pjesë në zhveshjen plot delikatesë të femrës, që kalon nga përvoja personale te përvoja artistike, sikurse është zbulimi, përjetimi dhe krijimi i shtatit magjepës të femrës. Në veprat e skulptorit Nezir Ago, takon Beratin e bukurive, në formë dritareje, në formën e një nudoje të një vajze, në formën e një ure me shtat femre si ftesë për të kaluar në një botë tjetër, plot të papritura. Njeriu gdhendet në kohëra, nga bedenat e së kaluarës te bedenat e të sotmes, si një unitet, pavarësisht gjeneratave. Ky modelim i njeriut përcjell mesazhin e vazhdimësisë së qytetërimit, mosndërprerjen e tij gjatë shekujve.  Portreti i vajzës është disi i zgavërt, ndonëse me forma të bukura. Skulptori e ka gdhendur të tillë, me synimin që çdo vëzhgues mund ta mbushi boshin me fytyrën e femrës që ka njohur , të dashurës së tij, apo edhe vetë vetes, në rastin kur një femër ndeshet me veprën. Ekspozita që hapet me datë 10 do të qëndrojë deri në datën 25 gusht.