BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Tre filma nga regjisori Vasilis Kekatos, shfaqen në vilën e ish-diktatorit Hoxha

Tre filma nga regjisori Vasilis Kekatos, shfaqen në vilën e

Në vilën e ish diktatorit, Cine Tarkovsky fton për një bashkëbisedim të hapur me fituesin e Palme d’Or (Palmës së Artë) në Cannes Film Festival 2019, Vasilis Kekatos. Brenda vilës së Enver Hoxhës më 19 gusht do të shfaqen tre filma, që janë realizuar nga regjisori Kekatos. Një kinema nomade, Cine Tarkovsky, evidenton objekte të izoluara për publikun, pjesë të arkitekturave të sistemeve totalitare që kanë qeverisur shtetet e Ballkanit, për t’i kthyer ato në kinema me hyrje të lirë për publikun për një natë. Emërtuar sipas mjeshtrit të kinemasë Andrei Tarkovsky, si një dedikim ndaj kërkimit të tij të pashtershëm ndaj ëndërrimit, Cine Tarkovsky ofron për herë të parë në Shqipëri një takim me fituesin e Palme d’Or direkt pas fitores, në stacionin e vet të parë në Tiranë - brenda vilës së Enverit. E konservuar në kohë dhe hapësirë prej pothuaj tridhjetë vitesh, vila e ish-diktatorit qëndron e paprekur. Cine Tarkovsky kërkon të propozojë nga artistë të rinj për të rinj vendas, zhveshjen e këtij objekti prej ideologjisë së atij që e jetoi apo atij që e porositi, duke e transformuar atë mes artit. Regjisori Vasilis Kekatos xhiroi në tetë orë në një pikë karburanti filmin me metrazh të shkurtër “Distanca mes nesh dhe qiellit” dhe arriti të fitonte Palmën e Artë për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër. Në këtë punim të ndjeshëm realizuar me zero buxhet, mund të vërehet sesa krijues mund të jetë një artist i ri kur burimet e tij janë të limituara. Filma të tjerë që do të shfaqen dhe mbajnë emrin e regjisorit Vasilis Kekatos janë dhe “Zero Star Hotel” si dhe “The Silence of the Dying Fish”. Sipas organizatorëve çdo pjesëmarrës duhet të prezantojë mjetin e vet të identifikimit për shkak të statusit të vilës. Në 19 gusht, në orën 20:30, 150 pjesëmarrësit në Cine Tarkovsky do të hyjnë në vilë falas, prej së njëjtës derë që diktatori hynte. Ata do të ulen në hollin kryesor dhe do të shohin tri filma të shkurtër nga Vasilis Kekatos, duke përfshirë filmin fitues në Kanë. Më pas, krijuesit e Cine Tarkovsky, Neritan Zinxhiria dhe Iphi Ghenie do të diskutojnë shkurtimisht mbi filmin e procesin e krijimit.  

Krijuesit e Cine Tarkovsky

 Cine Tarkovsky nuk është vetëm një event, kinema pop up, por një punë kërkuese mbi peizazhin dhe arkitekturën. Grupi i saj, një kineast dhe një arkitekte krijuan këtë kinema nomade si pjesë e kërkimit të tyre mbi njerëzit, historitë, folklorin dhe gjithçka lidh bashkëjetesën mes popujve në Ballkan. Neritan Zinxhiria është një nga kineastët më aktivë të diasporës shqiptare. Ai ka përfaqësuar prej 2008 Greqinë, Italinë, Shqipërinë e Rumaninë me filma të shkurtër, të vlerësuar me çmime e me përmendje të veçanta nga rrjeti i kritikëve të filmave të Cineuropa, si punë impresionuese e artit bashkëkohor. Filmat e tij janë shfaqur në mbi 200 festivale filmash në botë dhe filmi i tij i fundit, “Një Vend Për Dy” u përzgjodh nga New Museum New York, një nga muzetë bashkëkohorë më të rëndësishëm në botë, për ekspozitën e tyre në Benaki Museum në Athinë. Iphi Ghenie është arkitekte, urbaniste, kërkuese shkencore dhe pedagoge e jashtme në Fakultetin e Arkitekturës në Tiranë. Prej 2016 ajo është një zë aktiv në tema me interes publik si bashkëthemeluese e blogut të parë të arkitekturës në vend, arkitektëza. Në maj 2019 u përzgjodh të jetë pjesë e MAS Housing në ETH Zurich, program që eksploron strategjitë e ndërhyrjes në strukturat urbane të vendeve në zhvillim. Në 27 gusht është ftuar të prezantojë punimin e saj mbi strukturat periferike të qytetit të Tiranës në European Network of Housing Research. Rritur në Tiranë, mes ndërtesash që kthehen në monumente, e monumentesh që sillen si objekte, zgjodhi të bashkë themelonte Cine Tarkovsky si një formë, që e kthen individin nga dëshmitar në pjesëmarrës.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat