BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Kultura

Tre xhami monument kulture, ture virutale për vlerat e tyre

Tre xhami monument kulture, ture virutale për vlerat e tyre

Xhamia e Iljaz Bej Mihrahori në Korçë, e Plumbit në Berat si dhe xhamia e Muradies në Vlorë janë objekte të trashëgimisë kulturore, ku ministrja e Kulturës Ekva Mragariit ka publikuar një link për secilën prej tyre. Ministrja e Kulturës shprehet se për të zbuluar detajet e këtyre xhamive monumente të kulturës, ato mund të vizitohen virtualisht. Xhamia e Plumbit (Izgurliut) në Berat daton e ndërtuar në vitet ’30 të shekullit XVI, koha e sundimit të sulltanit Sulejman Konunorit (1520-1566), periudhë kur qyteti i Beratit filloi të rimëkëmbet. Elementët përbërës arkitekturorë të monumentit janë salla e lutjeve në formë katrore me kupolë, portiku nga ana veriore dhe minareja e lartë dhe e hollë punuar në bazamentin e saj në teknikën e kluasonazhit. Xhamia e Muradies ndodhet ne qytetin e Vlorës, në aksin rrugor Vlorë-Skelë, në një nga qendrat e qytetit, pranë Sheshit të Flamurit. Objekti është ndërtim i shekullit të XVI, viti 1542, është vepër e arritur e arkitekturës sonë te këtij shekulli. Xhamia e Muradies është e ndërtuar me rreshta gurësh dhe tullash që të kujtojnë ndërtimet e kësaj kohe të arkitekt Sinanit në Stamboll. Kjo shquhet për ndërtim të mirë të mureve, për punën e rregullt të kornizave, dritareve dhe portalit te hyrjes. Dikur ka pasur një portik, nga i cili sot ruhen vetëm gjurmët në murin verior dhe bazamenti me dyshemenë. Shenjë tjetër dalluese e kësaj xhamie është tamburi dymbëdhjetëfaqësh. Xhamia Iljaz Bej Mihrahori është thuhet se është ndërtuar në 1494. Është xhamia e parë me kube e ndërtuar në Shqipëri. Xhamia është ngritur mbi themelet e kishës së vjetër të Shënapremtes. Së bashku me një numër ndërtimesh përreth saj si imareti, banja, furra etj, xhamia e Mirahorit formonte në mesjetë një qendër urbane pranë tregut të qytetit. Përbëhet nga salla e lutjeve me përmasa të mëdha, e mbuluar me kupolë mbi tambur, e cila paraprihet nga hajati I hapur nga një arkadë me harqe të mprehta mbi mbështetje masive, i mbuluar me tri kupola të vogla. Në skajin veriperëndimor të sallës ngrihej minareja. Mori statusin monument kulture në vitin 1948.