
Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta bëjë subjekt të SPAK, nga vilat e 13 apartamentet, te shpenzimet mijëra paund në Londër

“Trëndafilin kur ta dhash” nga Ansambli Popullor, për të rizgjuar bukuritë e muzikës së krijuar nga mjeshtrit shqiptarë

Shkruar nga Julia Vrapi 5 Shkurt 2021
Muzika e bukur popullore do të vijë në koncertin me artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. “Trëndafilin kur ta dhash” një projekt muzikor, i cili sipas artistëve do të udhëtojë në të gjitha trevat shqiptare me muzikën e bukur popullore, meloditë, këngët dhe vallet më përfaqësuese shqiptare. Në faqen e Teatrit të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor janë publikuar materiale me artistët gjatë përgatitjes së koncertit, ku institucioni bën me dije se vjen dhe për rizgjuar bukuritë e muzikës shqiptare. “Një shfaqje ndryshe nga të tjerat, që gërsheton muzikën tradicionale me konceptin bashkëkohor po përgatitet nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. Për të rizgjuar bukuritë e muzikës së krijuar nga mjeshtrat shqiptarë”, shkruan Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Drejtues i grupit vokal këngëtari i njohur popullor Gramoz Burba shprehet mes të tjerave se në këtë koncert janë edhe artistë të tjerë të ftuar, që do të prezantohen me krijimtarinë e trevave të tyre. “Një koncert me krijimtari nga të gjitha trevat e vendit. Në këtë koncert marrin pjesë dhe këngëtare të ftuara si Fatmira Breçani apo Juli Çenko nga Gjirokastra, që do të këndojnë këngë të trevave të tyre. Por janë nga ansambli dhe këngëtarët Aranit Hoxha, Iris Bega etj. Në këtë koncert do të jetë i gjithë Ansambli Popullor me artistët e tij. Një koncert që do të regjistrohet dhe do të shfaqet edhe në RTSH, por është dhe një lloj testi për foninë e re, skenën, etj”, thotë këngëtari popullor Gramoz Burba.
Puna për koncertin
Artistët e Ansamblit Popullor po vazhdojnë punën këto ditë me provat për të zhvilluar koncertin, i cili do të jetë dhe më pas online për publikun këtë sezon. Këngëtari Gramoz Burba thotë se në llojin e tij ky koncert do të jetë më tepër me këngët lirike dhe pohon se në punën e tyre po respektohen dhe rregullat, që janë për këtë kohë pandemie. “Koncerti do të jetë festiv vetëm me lirikë më tepër, pra këngët lirike të trevave shqiptare. Ne këto ditë po zhvillojmë provat në institucion për koncertin dhe sigurisht dhe duke respektuar masat, që janë për covid-19. Ansambli Popullor tani ka”, shprehet Burba në një reagim të tij për koncertin e Ansamblit Popullor, me drejtues artistik Sokol Marsin. Edhe ky koncert ashtu si dhe të tjerë që janë zhvilluar me solistët e TOB, online në Facebook, Youtube dhe www.tkob.gov.al, si dhe do të transmetohet në mediat kombëtare. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) është krijuar në vitin 1957, si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. Mbështetja e AKVP-së tek kjo pasuri burimore dhe ekspeditat e ndryshme të zhvilluara në të gjitha zonat kanë bërë që AKVP-ja të jetë jo vetëm krenaria e kulturës tradicionale shqiptare, por edhe të mahnisë me vlerat e tij studiues e folkloristë nga e gjithë bota. AKVP-ja prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe interpretimin me kërkesa mjaft të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi. Repertori muzikor ka luajtur një rol të fuqishëm dhe mjaft të suksesshëm në jetën e ansamblit.
Më të lexuarat


Pranvera e Frankofonisë çelet me aktivitetin "Letërsia franceze dhe frankofone në shqip”

Margariti: Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, një kantier që po e shndërron në qendër kulture

Specialistët kritika Ministrisë së Kulturës dhe IMK: Përgjegjëse për qendrën historike, a e dinë agallarët që Gjirokastra është pasuri botërore?

Shfaqja “Dorëzimi në Spokan” me regji nga Ilir Bokshi, në konkurrim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit

Jaho Brahaj: Xhubleta s’mund të mendohet jashtë arealit të trashëgimisë dhe të kulturës sonë, Shqipëria i vetmi vend në Europë pa muze etnografik kombëtar

Poezia e Alda Merinit - një poezi që sugjeron botë, jep shpresë, sfidon veten dhe të tjerët me enigmat e saj...

QKLL hap thirrjen për aplikime të veprave shqip në gjuhë të huaj

Ndahet nga jeta kompozitori Agim Krajka, artistët: Arti e muzika shqiptare humbi një ikonë

Muzeu i Arsimit, ministrja Margariti: Edhe pak ditë nga përurimi

“Rinia tok në valle”, qëllimi jo vetëm njohjen e kulturës materiale, por edhe shpirtërore
