BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Kultura

 “Trëndafilin kur ta dhashë” me muzikën më të bukur popullore, një koncert me artistët e Ansamblit Popullor

 “Trëndafilin kur ta dhashë” me muzikën më

Koncerti “Trëndafilin kur ta dhashë” me muzikën e bukur popullore, meloditë, këngët dhe vallet më përfaqësuese shqiptare do të vijë këtë mbrëmje për publikun, në programin artistik online. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor prezanton në programin online këtë koncert, që përmban materiale të bukura popullore, ku marrin pjesë edhe artistë të ftuar. TKOBAP shkruan se artistët me këtë koncert, që vjen këtë mbrëmje me titullin “Trëndafilin kur ta dhashë” shënuan dhe premierën e parë të sezonit. “Shfaqja “Trëndafilin kur ta dhashë” është projekti, i cili nisi sezonin artistik të Ansamblit Popullor. Një program i interpretuar nga të gjitha trupat artistike të Ansamblit Popullor, i cili udhëtoi në trevat shqiptare me muzikën e bukur popullore, meloditë, këngët dhe vallet më përfaqësuese shqiptare. Një shfaqje ndryshe nga të tjerat, që gërshetoi muzikën tradicionale me konceptin bashkëkohor për të rizgjuar bukuritë e muzikës së krijuar nga mjeshtrat shqiptarë”, shprehet institucioni. Sipas TKOBAP ishin kërkesat e shumat të publikut, që ky koncert të risillej në këtë formë online, në orën 20:30. “Risjellim për publikun besnik të Ansamblit Popullor, premierën e parë të sezonit. Pas kërkesave tuaja të shumta për të rishfaqur, koncerti “Trëndafilin kur ta dhashë” do të transmetohet sërish live në Facebook, youtube dhe www.tkob.gov.al të enjten, në orën 20:30”, shprehet TKOBAP. Në këtë koncert marrin pjesë edhe këngëtaret e ftuara si Fatmira Breçani apo Juli Çenko nga Gjirokastra, që këndojnë këngë e trevave të tyre. Por janë nga ansambli dhe këngëtarët Aranit Hoxha, Iris Bega, etj.

Koncertet e ansamblit

Në këtë koncert vjen i gjithë Ansambli Popullor me artistët e tij, ndërsa në një kohë të tillë, ku vështirësitë që ka sjellë dhe pandemia janë në jetën artistike duhen, artistët kanë realizuar dy koncerte premierë në një muaj. Pas koncertit që u zhvillua në muajin shkurt me artistët e Ansamblit Popullor, në muajin mars ata sollën një tjetër koncert premierë. Koncerti "Gjithë lulet e pranverës për ty" është koncerti i dytë premierë brenda një muaji nën drejtimin e Sokol Marsit, drejtorit artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në këtë koncert të dytë materialet muzikore i kushtoheshin dashurisë për gruan dhe pranverës. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. Mbështetja e AKVP-së tek kjo pasuri burimore dhe ekspeditat e ndryshme të zhvilluara në të gjitha zonat kanë bërë që AKVP-ja të jetë jo vetëm krenaria e kulturës tradicionale shqiptare, por edhe të mahnisë me vlerat e tij studiues e folkloristë nga e gjithë bota. AKVP-ja prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe interpretimin me kërkesa mjaft të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi. Repertori muzikor ka luajtur një rol të fuqishëm dhe mjaft të suksesshëm në jetën e ansamblit. Ansambli Kombëtar i Këngëve e Valleve Popullore (AKKVP) është krijuar në vitin 1957, si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori.