
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

“Trimat e Jutbinës”, një shfaqje me motive popullore të baladave, të eposit të kreshnikëve dhe kohës së luftës

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Nëntor 2022

Shfaqja “Trimat e Jutbinës” me muzika origjinale dhe regji nga Gerti Druga erdhi në skenë me artistët e Ansamblit Popullor. Një shfaqje e konceptuar mbi legjendat shqiptare të marra nga vëllimi “Tregime të moçme shqiptare” nga Mitrush Kuteli, e cila sipas Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor u mirëprit nga publiku. Shfaqja ishte dy net në skenën teatrore dhe TKOBAP publikoi më parë dhe një album fotosh. “Fotoalbumi i natës së parë të shfaqjes “Trimat e Jutbinës”. Një shfaqje e zjarrtë me motive popullore të baladave, të eposit të kreshnikëve dhe kohës së luftës të gjata shqiptaro-osmane”, thuhet nga TKOBAP, që shprehet se pati një energji të jashtëzakonshme që rrëmbeu duartrokitjet e publikut. Programi i shfaqjes që erdhi dy net në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor bazohet në 11 rrëfimet e vëllimit “Tregime të moçme shqiptare”, konceptuar në 11 momente të ndryshme, ku ndërthuren muzika, vallet, ritet. Vetë regjisori Druga shprehet me vlerësime pirr artistët e ansamblit. “I përulur dhe falenderues. Për trupën më të mrekullueshme me të cilën kemi luajtur edhe në të ftohtë, edhe në shi, edhe në mes të diellit ashtu si edhe në skenat më prestigjioze. S'më kanë thënë kurrë jo, sado të çmendura ishin idetë e mija, i kisha gjithmonë me vete, si një familje e madhe”, shkruan ai në Facebook ndër të tjera. Emrin e skenarit e mban Petrit Ruka, projeksion Genci Osmani, ilustrimet Gazmend Leka. Koreografia Rexhep Çeliku, Genc Kastrati, Jera Çurçia. Interpretuan grupi vokal dhe trupa e valleve e Ansamblit Popullor. Muji- Gëzim Halili; Zanat- Jera Çurçia, Olta Ahmetaj; Orët- Helga Saraçi. Trimi i parë Enkelejd Bajraktari, tridhjetë agallarët e Jutbinës trupa e valleve. Ajkuna- Hatixhe Lushi.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
