BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Trupa e baletit, me “Noces & La stravaganza” në skenat italiane

Trupa e baletit, me “Noces & La stravaganza” në skenat

Trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit kapërcen kufijtë në një tur shfaqjesh në Itali. “Noces & La stravaganza”, balet nga Angjelin Preljocaj do të prezantohet nga trupa e baletit në disa nga teatrot e rëndësishëm në “Teatro Giordano”, Foggia, “Teatro Garibaldi”, Bisceglie, “Teatro Abeliano”, Bari, “Teatro Apollo”, Leçe. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe drejtoresha e TOB Zana Çela e vlerësojnë këtë prezantim në skenat italiane. Ministrja Kumbaro pohoi për artistët, se janë ambasadorët tanë më të mirë. “Kemi shpallur prioritet diplomacinë kulturore dhe është detyrë e institucionit të krijojë mekanizmat e duhur që skena e vogël e artit shqiptar të përballet me skenën e madhe evropiane”, tha ministrja Kumbaro në konferencën për shtyp, organizuar në mjediset e ministrisë. Trupa me artistët shqiptarë do të prezantohet me baletet e njohura, që më herët janë vënë në skenën e TKOBsë. Për këtë turne dy javor në disa qytete të Italisë mes të tjerave drejtoresha e TOB Zana Çela theksoi se është detyrë e institucionit të rrisë nivelin artistik. “Turi i shfaqjeve do të prezantojë veprat më të arrira skenike të trupës sonë të baletit, ndërsa shpresojmë në vendosjen e kontakteve me teatro të tjerë në Itali dhe më gjerë. Është detyrë e institucionit të vazhdojë me bashkëpunime ndërkombëtare, të cilat rrisin kapacitetet artistike të artistëve të TKOB-së” u shpreh Zana Çela, duke uruar suksese të mëtejshme artistëve. Në lidhje me këto vepra bashkëpunëtorja e preljocjat pohon se “Noces” mban peshën e origjinës së koreografit Preljocaj. ““Noces” është baleti 29-vjeçar që mban peshën e fortë të origjinës së Angjelinit me një energji të bukur”, pohon Noemie Perlov, bashkëpunëtorja më e afërt e koreografit prej disa vitesh, e cila ka mbërritur në Tiranë për të përgatitur trupën e baletit përpara nisjes. Turi i shfaqjeve të TKOB-së në Itali realizohet në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit nënshkruar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Presidenti i Rajonit të Puglia-s, z. Michele Emiliano në fushën e atit, kulturës dhe turizmit kulturor mes Shqipërisë dhe Rajonit të Puglia-s.