Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Turizmi arkeologjik, 20 mijë vizitorë në parqe brenda 3 muajve

Postuar: 13/04/2019 - 07:26

Në periudhën janar-mars të këtij parqet arkeologjike në vendin tonë kanë pritur 19.881 vizitorë. Nga të dhënat e publikuara dhe nga Ministria e Kulturës shihet se në 2018 po e njëjta periudhë kishte 13.872 vizitorë, ndërsa për 2019 ka një rritje të numrit të vizitorëve. Në Shqipëri ndodhen një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apollonia, Oriku, Amantia, etj. Tashmë këto parqe çdo vit e më shumë po mirëpresin vizitorë të huaj dhe vendas, pasi Shqipëria ka një potencial turistik gjithëvjetor dhe përgjatë kësaj periudhe këto vende mbeten atraksionet turistike më të preferuara. Pjesë e trashëgimisë kulturore parku i Butrintit ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall monument kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për monumentet e kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu monument kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e pasurive Botërore të UNESCO-s. Kjo u bë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, duke iu referuar Konventës së vitit 1972, "Për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore". Brenda parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike që lidhen me historinë e Butrintit. Disa prej tyre janë zona brenda mureve të Butrintit, ajo jashtë mureve, Diapori, Fortesa - kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Kalivoi, Shën Dëllia, Shën Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit të Vivarit etj.  Nëse flasim për Apolloninë arkeologët e quajnë Pompei i Shqipërisë. Disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u përvetësuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato që kanë mbetur janë vendosur në një muze që ndodhet në një manastir të shekullit XIII. Në kopshtin e manastirit ndodhet edhe një kishë bizantine që i përket shekullit të XIV. Me interes të madh për vizitorët në Apolloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, biblioteka, muri rrethues, portiku, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, kisha e Shën Mërisë etj. Por dhe të tjerë parqet arkeologjike në vend kanë shumë rëndësi për vlerat e tyre të trashëgimisë në vendin tonë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 07:31

Në teatrin e qytetit të Korçës po vazhdojnë të jenë në skenë vepra të ndryshme teatrore.

Postuar: 20/11/2019 - 07:30

Komedia “Ëndrra e një nate vere” e Shekspirit nesër në mbrëmje ngjitet në skenën e te

Postuar: 20/11/2019 - 07:28

Shkrimtarët shprehen se në politikat, që ndiqen nga institucionet në vend, pak vëmendje ka ndaj t

Postuar: 19/11/2019 - 07:35

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon më datë 22 nëntor një bisedë me studiuesin Primo Shllaku.

Postuar: 19/11/2019 - 07:34

"Rrjedh në këngë e ligjërime" është koncerti, që i dedikohet krijimtarisë së kompozitor

Postuar: 19/11/2019 - 07:32

Ekspozita “Në udhëtim me Edward Lear në Shqipëri” çelet për publikun në galerinë &ldq

Postuar: 19/11/2019 - 07:30

Muzeu Arkeologjik në Tiranë për specialistë të ndryshëm kërkon një investim nga shteti, për të da