Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Udha e Qumështit”, me Egla Cenon në festivalin “FemArt” në Prishtinë

Postuar: 16/06/2019 - 07:46

Festivali “FemArt” ka nisur edicionin e shtatë në Prishtinë. Edhe këtë vit festivali bën bashkë artiste dhe aktiviste të vendeve të ndryshme. Festivali veç shfaqjeve që prezanton ka dhe të tjera aktivitete në ditët e tij. Në festivalin “FemArt” mbrëmë u prezantua shfaqja “Udha e Qumështit”. Shkruar dhe me regji nga Armand Bora veprën e solli në skenë aktorja e njohur Egla Ceno. Para shfaqjes në teatrin “Oda”, aktorja u shpreh se është hera e dytë që merr pjesë në këtë festival, që zhvillohet prej vitesh. “Është viti i shtatë për festivalin dhe i dyti për mua që marr pjesë. Vjet isha me shfaqjen “Natën ma”. Këtë vit jam me “Udha e Qumështit” dhe “shpatullat e mia i mban” La Skampa i them unë, teatri “Skampa” Elbasan”, shprehet mes të tjerave aktorja, duke shtuar se marrin pjesë trupa nga vende të ndryshme të botës. Për këtë vepër që e shënoi premierën në teatrin “Skampa”, më herët regjisori Armand Bora është shprehur se është pjesë e trilogjisë së të Mbijetuarve me “Ata hyjnë pa trokitur” dhe “Domino”. Tema e veprës merr nga koha e para viteve ‘90. “Udha e qumështit” është një monoperformancë, që zgjat rreth 1 orë e 20 minuta dhe aktorja Egla Ceno, rrëfen historinë e një gruaje që u procesua vetëm sepse theu shishen në radhën e qumështit. Por këtë ajo e bën duke kaluar në 33 situata të ndryshme e “veshur” me karakteret 33 personazheve. Ndryshe nga dy veprat e tjera që janë drejt një teatri tradicional për pjesën “Udha e Qumështit” regjisori Armand Bora ka treguar se në vetvete përmban një eksperiencë të veçantë, që nuk është bërë ndonjëherë të paktën në Shqipëri. Bëhet fjalë për një histori të shkurtër, një histori që ka ndodhur para viteve ‘90 me një personazh konkret real. Vepra mbrëmë u shfaq në teatrin “Oda” në Prishtinë në kuadër të festivalit “FemArt” dhe më herët regjisori ka pohuar se dhe pse tema është nga periudha e diktaturës ky teatër nuk pretendon të jetë dokumentaristik apo muzeal apo të tentojë të sjellë kohën. “Më shumë se sa të merret me çështjet ideologjike apo politike, vepra merret me raportin njeriu me njeriu apo njeriu me shoqërinë. Përpiqet që të tregojë se çfarë është në gjendje ti bëjë njeriu njeriut. Se si merret dhe shkatërrohet jeta e një personazhi dhe kalon në situata sa komike dhe dramatike”, ka pohuar ai.

Festivali në edicionin e shtatë

Qendra për Art dhe Komunitet -Artpolis organizon për herë të shtatë festivalin “FemArt- Festivali Rajonal për Artiste”, që nisi më datë 10 qershor dhe do të mbahet në Prishtinë edhe mbrëmjen e së dielës. Moto e festivalit këtë vit është “Me Liri kundër Marres” (ang: Freedom vs Shame) duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendim-marrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime. Duke qenë të gjykuara dhe të turpëruara nga shoqëria patriarkale në vazhdimësi, moto e festivalit “FemArt” ka për qëllim të rrisë vetëdijen dhe të fuqizojë gratë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, sociale, raciale apo preferencave seksuale. “FemArt” ka sjellë disa performanca dhe shfaqje teatrale në vende të ndryshme në Prishtinë. Në teatrin “Oda” u prezantua “Queendom” nga Hungaria. Në Teatrin Kombëtar të Kosovës performanca e një trupe artistësh “Etymos”, nga Italia, me një koreografi të veçantë, prodhim i kompanisë Motus. Regjisorja Arlinda Morina në skenë me performancën premierë “Kanuni i gruas”, produksion i Artpolis-it dhe performuar nga artistet e Kosovës në Bibliotekën Kombëtare, si dhe të tjera shfaqje teatrore janë pjesë e festivalit. Jo vetëm teatri, por pjesë e festivalit janë edhe diskutimet e ndryshme, koncertet dhe të tjera aktivitete.

Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 07:35

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon më datë 22 nëntor një bisedë me studiuesin Primo Shllaku. GKA bën me dije se është e fundit në ciklin e bisedave, që ka shoqëruar ekspozitën “Prova” të Adrian Pacit.

Postuar: 19/11/2019 - 07:34

"Rrjedh në këngë e ligjërime" është koncerti, që i dedikohet krijimtarisë së kompozitor

Postuar: 19/11/2019 - 07:32

Ekspozita “Në udhëtim me Edward Lear në Shqipëri” çelet për publikun në galerinë &ldq

Postuar: 19/11/2019 - 07:30

Muzeu Arkeologjik në Tiranë për specialistë të ndryshëm kërkon një investim nga shteti, për të da

Postuar: 17/11/2019 - 08:02

Besnik Mustafaj me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës” u shpall “Autori i vitit&rdqu

Postuar: 17/11/2019 - 08:01

Tragjedia "Medea" e Euripidit për dy mbrëmje me radhë do të jetë në skenën e teatrit &l

Postuar: 17/11/2019 - 07:58

Artistët  të ndryshëm në vend shprehen se janë të përbuzur nga institucionet.