BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Unioni i artistëve kosovarë: Kusturica të bëjë film për masakrat në Kosovë

Unioni i artistëve kosovarë: Kusturica të bëjë film
Paralajmërimit të regjisorit serb Emir Kusturica për një film ku do të trajtojë trafikimin e organeve në Kosovë, nuk i ka munguar edhe reagimi i kineastëve nga Kosova. Pas këtij paralajmërimi, ka ardhur dhe reagimi nga Lirak Çelaj, kryetar i Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës. Ai ka kërkuar që Kosova ta shpallë Kusturicën “person non grata”. “Kusturica fillimisht nuk mund të quhet artist, sepse ai është regjisor i skenarëve që i shkruan qeveria serbe dhe ai ka përkrahur regjimin e Milosheviçit. Për këtë është mirë që komuniteti ndërkombëtar ta sanksionojë këtë regjisor dhe në Kosovë të shpallet person “non grata’”, ka pohuar Çelaj. Por regjisori serb, Emir Kusturica, ka thënë se krejt popullin serb shqiptarët e kanë shpallur “persona non grata” e për këtë nuk habitet që edhe atë e kanë futur në këtë mes. Ndërsa reagimi i Kusturicës, sipas Çelajt, vetëm sa e dëshmon edhe një herë se ai i shtrembëron të vërtetat dhe se është në shërbim të propagandës fashiste serbe, vazhdimësisë së politikës së Milosheviçit. “Do të ishte mirë sikur ai të shkruante për masakrën e Sebrenicës, meqë së pari ai ka pasur përkatësi boshnjake, por e ka ndërruar. Një njeri që ndërron fenë nuk është krim, por ai që ndërron kombësinë e vet është prej rasteve të rralla dhe e njeh më mirë atë histori. Për Kosovë, le të shkruajë skenar për masakrat në Gjakovë, në Reçak, gjenocidin, apo për dhunimin e grave këtu. Por ai po dëshmon që është një “artist” në shërbim të fashizmit, sikurse Hitleri që ka pasur “artistë” që i ka përdorur për propagandë ”, ka shtuar më tej Çelaj. Për kërkesën e Çelajt ka raportuar edhe radioja “The Voice of Rusia”, ndërkaq janë dhënë edhe detaje shtesë për filmin e Kusturicës. Pjesa më e madhe e filmit do të xhirohet në Rusi dhe rrëfen historinë e një francezi me prejardhje serbe, i cili ngjason në personazhin Rodion Raskolnikov nga “Krim dhe ndëshkim” të Dostojevskit. “Është e sigurt që këtë film do ta xhiroj në Rusi, sepse e di që nuk do të më lejohej ta xhiroja atë në Kosovë. Tek e fundit, atje nuk mund të hyj as shefi i Zyrës së Serbisë për Kosovë, e jo më unë”, citohet të ketë thënë Kusturica. Këto deklarata ai i kishte bërë gjatë një leksioni, që kishte mbajtur para studentëve në Nish.

 

Më të lexuarat