Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Universi Numad”, në skenën e teatrit “Migjeni”

Postuar: 09/10/2019 - 08:14

Nata finale e festivalit të 13 "Takimet muzikore të dy botëve" do të mbahet në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. “Universi Nomad” është titulluar kjo natë tejet e veçantë, që bën bashkë Europën dhe Azinë Qëndrore. Tingujt e lahutës së rapsodes shqiptare Lumturije Nonaj do të ndërthuren me tingujt e kobuzit të Kazakistanit. Dy virtuoze nga Azia Qëndrore, Aigerim Matayeva në piano dhe Aigerim Yersainova Shuster në vegla instrumentale tradicionale nga skenat evropiane vijnë këtë mbrëmje në teatrin “Migjeni” ora 19:00. Një koncert në bashkëpunim me festivalin francez “Univers Nomad”. Gjatë këtij edicioni në skenë janë ngjitur artistë të ndryshëm, shqiptarë dhe të huaj.

Festivali “Takimet muzikore të dy botëve”, që qëllim ka promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe përpiqet t’i ofrojë publikut dhe turizmit në Shqipëri një alternativë argëtuese, edukuese, cilësore, këtë edicion të 13-të ja kushton dialogut të kulturave dhe do të sjellë artistë të famshëm nga Shqipëria, Evropa dhe Azia. Këtë vit festivali ka nisur më 17 shtator dhe përfundon në 9 tetor dhe sipas drejtoreshës së festivalit Ilda Mara festivali ka për synim të prezantojë, të njohë, të edukojë e të kultivojë shijen e muzikantëve tanë, të dashamirësve të artit dhe të muzikës, si dhe kritikë e studiues të ndryshëm me këtë transmetim të muzikës polifonike dhe asaj klasike. Në vijim të festivalit, krahas polifonisë shqiptare ishin disa tradita të ndryshme dhe ato pjesë e listës së trashëgimisë shpirtëror e të UNESCO-s, Noh Theather nga Osaka dhe instrumente të vjetër nga Kina dhe Azia Qëndrore. Tingujt e polifonisë shqiptare, e njohur dhe mbrojtur nga UNESCO për vlerat e saj, interpretuar nga grupi “Shëndëlli” është bashkuar me traditën e hershme bretone të grupit francez “Barba Loutig”. Një koncert kushtuar polifonisë si pjesë e vlerave të dy vendeve ka mbajtur nën emocione publikun në amfiteatrin e Durrësit disa net më parë. Në kuadër të festivalit erdhën dhe artistët nga Kina. “Tinguj nga Kina” u zhvillua me muzikë instrumentale kineze në sallën UNESCO, në Muzeun Historik në Tiranë. Pas tingujve nga Kina, festivali vijoi rrugëtimin e tij më 6 tetor me “Noh Theater” në Katedralen Ortodokse në Tiranë, për të vazhduar sonte me një mbrëmje artistike nga Azia Qëndrore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis

Postuar: 12/12/2019 - 07:22

Në muajin e fundit të vitit, por duket se asgjë nuk u bë për plotësimin e kërkesave të artistëve

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Cirku Kombëtar me aktivitetin e tij është dhe pranë fëmijëve larg arenës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Drama "Epsh dhe lakmi", shkruar nga autori Eugene O’Neill më 1925 vjen premierë n

Postuar: 11/12/2019 - 07:19

Kuratorët e ekspozitës “Tirana Patience” Adam Szymczyk dhe Natasa Ilic, përmes një de