BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Kultura

Valë problemesh në Bibliotekën Kombëtare, këshillat jo efektivë dhe krizë hapësirash, amortizimi i ndërtesës risk për zjarr e përmbytjet, ja raporti

Valë problemesh në Bibliotekën Kombëtare, këshillat jo

Problemet në Bibliotekën Kombëtare janë të shumta, duke nisur nga kriza e hapësirave për librat tek mungesa e hapësirave për lexuesit, fondi i vlerave të rralla nën risk të lartë, etj. Biblioteka Kombëtare vijon të mbetet në të njëjtat kushte. Nga Kontrolli i Lartë të Shtetit në auditimin për periudhën e viteve 2018-2020, thuhet se shërbimi i kufizuar për anëtarët e Bibliotekës Kombëtare lidhet jo vetëm me situatën e krijuar pas dy incidenteve të sipërpërmendura, (zjarrin dhe përmbytjen), por dhe me krizën e theksuar të hapësirave për depozitimin e fondeve (në tre katet e nëndheshme) të materialeve bibliotekare, si libra, revista, gazeta etj. “Aktualisht për këtë qëllim sipërfaqja është 1,560 m² kur në fakt sipas perimetrave të sigurisë asaj i nevojitet një sipërfaqe prej rreth 12,000 m²: 8 herë më shumë)”, thuhet në raport. Në dokumentin e KLSH, ndër të tjera shprehet se mungesa e investimeve ka sjellë dhe mosfunksionim të sallave në dispozicion të lexuesve.  Sipas KLSH, vlen të theksohet fakti se me gjithë kërkesat e vazhdueshme të BK në domosdoshmërinë për ngritjen e një godine të re bashkëkohore për vitet 2018 e në vazhdim nuk rezulton të jenë përcaktuar fonde buxhetore konkrete nga MK, referuar dhe objektivit të strategjisë së MK 2019-2025 për një projekt të ri godine me standarde bashkëkohore. “Mungesa e fondeve buxhetore, veçanërisht të fondeve për investime ka sjellë mosfunksionimin e një pjese të hapësirave të shërbimit ndaj lexuesve, të cilat janë përdorur për mbajtjen e kutive me libra, jashtë çdo standardi të ruajtjes së tyre nga lagështira dhe zjarri. Nga auditimi u konstatua se godina ku zhvillon aktivitetin institucioni rezulton pa status juridik të pronësisë”, thuhet nga KLSH.

Situata e njëjtë

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) shprehet se në Bibliotekën Kombëtare risku është i lartë si për rënien e zjarrti ashtu dhe për përmbytjen e katit të parë. Po sipas këtij raporti asgjë nuk ka ndryshuar nga auditimi i bërë vite më parë. “Ajo që është shqetësuese është se edhe sot pas 6-vitesh nga auditimi i fundit situata vazhdon e njëjtë dhe më problematike pasi sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë amortizohet ndërtesa, duke sjellë një risk të lartë si në rënien e zjarrit ashtu edhe në përmbytjen e katit të parë, ku ruhet edhe fondi i vlerave të rralla, që për vetë rëndësinë që ai ka do të ishte “katastrofë kombëtare” humbja e tij”, thuhet nga raport. Për KLSH-në ajo që përbën problem serioz është sidomos mungesa e hapësirave dhe kushteve në të cilat ruhet sot fondi i vlerave të rralla. “Që prej vitit 1986 është ndjerë mungesa e hapësirës për të vendosur materialet bibliotekare në fond, çfarë ka detyruar që jashtë çdo standardi botëror të gjenden zgjidhje provizore të natyrave të ndryshme:  Materialet bibliotekare nuk vendosen në rafte, por në dysheme; Fondi i vlerave të rralla (antikuar dhe dorëshkrime) vendoset pjesërisht në arka metalike jashtë çdo normative e standardi ndërkombëtar”, thuhet në dokumentin e KLSH. Probleme me godinën, por sipas KLSH edhe këshillat nuk kanë qenë efektivë. “Këshilli Shkencor dhe Këshilli Administrativ i Bibliotekës rezulton të kenë qenë joefektivë, duke mos përmbushur detyrat e tyre funksionale”, thuhet nga KLSH. Auditimi “Efektiviteti i aktivitetit të Bibliotekës Kombëtare”, nga KLSH ka mbuluar periudhën 2018- 2020. Në vitin 1966 Biblioteka Kombëtare u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot.