Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Kultura

Valmir Tertini: Kinematografia shqiptare ishte e goditur edhe para pandemisë, buxheti është skandal

Valmir Tertini: Kinematografia shqiptare ishte e goditur edhe para

Kinematografia shqiptare po përballet me probleme dhe për shkak të pandemisë pasojat ndjehen nga kineastët për prodhimin e filmave. Sipas kineastëve buxhetet janë skandal për kinematografinë, që kanë sjellë edhe më parë jo pak vështirësi. Në situatën që ndodhet sot kinemaja, kineastët apelojnë për më shumë vëmendje nga institucionet për filmin shqiptar. Në reagimet e tyre ata herë pas here janë shprehur se duhet më tepër mbështetje për kinematografinë, por duket se kjo nuk ka qenë aq sa duhet në politikat e institucioneve. Regjisori Valmir Tertini i njohur nga publiku me punën e tij me filmat shprehet, se tashmë për shkak të gjendjes me pandeminë duket se kinematografia u stopua në vendin tonë. Me problem regjisori Valmir Tertini shikon dhe buxhetet, që jepen për prodhimin e filmit shqiptar sot në vendin tonë. Sipas tij, buxheti për kinematografinë është skandal. “Kinematografia shqiptare ishte e goditur edhe para pandemisë, tani u stopua totalisht. Ka shumë pak buxhet, më së paku në Ballkan dhe është skandal. Kur nuk ka buxhet ka projekte të dobëta”, thotë mes të tjerave regjisori Valmir Tertini për kinemanë shqiptare gjatë kësaj kohe. Por ndërsa nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë këtë kohë janë shpallur disa thirrje për aplikime për projekte të ndryshme në fushën e kinemasë, si festivale apo javë filmi, regjisori Valmir Tertini thotë më tej se shteti në mënyrë urgjente duhet të ketë rrisë buxhetin e QKK. “Urgjentisht qeveria duhet të rrisë buxhetin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Vetë Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe ministria duhet të raportojnë në qeveri për këtë gjë”, vijon më tej regjisori Valmir Tertini.

Pengesa me filmat

Pandemia ka penguar jo pak aktivitetin me krijimtarinë, ku dhe fusha e kinematografisë duket se e vuan një gjë të tillë. Regjisori Valmir Tertini tregon se kjo kohë i ka sjellë probleme me filmin dokumentar për aktorin e njohur Bekim Fehmiu. “Mua më pengon, sepse ma ka stopuar xhirimin e dokumentarit për Bekim Fehmiun. Po merremi me hulumtim dhe me post production nga xhirimet që kemi. Në anën tjetër këtë kohë po e shfrytëzoj për shkrimin e skenarit tjetër”, tregon regjisori Tertini mes të tjerave për punën me kinematografinë. Duke folur për problemet që po kalon jeta artistike këtë kohë për shkak të pandemisë globale, regjisori i bashkohet qëndrimit të artistëve në fusha të tjera, që deri tani kanë kërkuar më shumë përkrahje nga Ministria e Kulturës. Dhe kur flasim për artistët e sektorit të pavarur, duken se janë goditur jo pak këtë kohë të vështirë për shkak të koronavirusit. Regjisori Valmir Tertini vijon më tej se Ministria e Kulturës duket se e ka harruar kulturën në vend dhe neglizhuar artin. “Duhet të përkrahen artistët e pavarur që të shkruhen projekte dhe sapo të kaloj kjo gjë, të vazhdoje me fuqishëm, kjo të jetë një akses për t'u frymëzuar dhe për të goditur me shumë pas kësaj. Ministria e Kulturës e ka harruar kulturën. E ka neglizhuar artin, dhe artistin se kujton fare. Metodologjia që po ndjek ministrja është sikur ne kemi arritur në një shkallë të lartë dhe s'duhet të varemi nga institucionet, e në fakt duhet të jetë e kundërta. Në këtë kohë pa kohë, temat e trajtimit duhet të tregojnë realitetin e hidhur të shoqërisë”, shprehet regjisori. Me projekte të ndryshme në aktivitetin e tij dhe me vlerësime, Valmir Tertini është shpërblyer si regjisori më i mirë me filmin “Tradhti me letra” në Indi, te festivali Lake City International Film Festival. Filmi “Vulë” është projekti i pestë i regjisorit Tertini, që ka 19 çmime ndërkombëtare dhe tri kombëtare.