BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

“Valsi i luleve”, një pjesë baleti nga Ledia Sulaj me muzikë nga Leo Delibes

“Valsi i luleve”, një pjesë baleti nga Ledia Sulaj me

Kompozitori francez Leo Delibes shkruajti opera të ndryshme, opereta dhe kryesisht muzikë baleti. Nën ritmet e muzikës së tij koreografja e njohur Ledia Sulaj krijoi “Valsin e luleve”. Një pjesë koreografike me muzikën e autorit francez, ku në “Valsin e luleve” interpretuan solistja e njohur Ledia Sulaj dhe balerinët profesionistë Elda Logo, Lori Bala dhe Fatjon Lito. Kjo pjesë baleti me muzikën e kompozitorit francez Leo Delibes u shfaq disa kohë më parë në Facebook të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, dhe vinte si pjesë e krijimeve muzikore që po bëjnë artistët në këtë kohë pandemie kur aktiviteti në skena është pezulluar. Në një reagim të saj solistja Sulja tregon se kjo pjesë koreografike ishte në galanë festive që u bë disa kohë më parë, dhe është një ide novative nga Zana Çelës, drejtoreshë e përgjithshme e TKOBAP për ti ardhur publikut sa më afër dhe artistëve gjithashtu. “Në këtë kohë të vështirë për artin kudo në botë u munduam të ishim sa më afër njëri- tjetrit, duke krijuar dhe dhënë nga vetja jonë artin e bukur të vallëzimit. Duke shfrytëzuar ambientet e reja të TKOB për të sjellë një mbrëmje classi, festive dhe me shumë dashuri”, thotë solistja, ku “Valsi i luleve” ishte në galanë festive për publikun më parë. Solistja e njohur Ledia Sulaj pohon se shpreson që kjo pjesë koreografike me muzikë nga Leo Delibes të jetë për publikun në skenën e TKOB, dhe tregon që para 5 vitesh ka interpretuar tek baleti “Coppelia”. “Ka një muzikë shumë vallëzuese, të ëmbël dhe kërcyese. Mendova mos ta krijoja vetëm me balerina vajza apo me çifte baleti, por me formë të re si një kuartet me tre vajza dhe një djalë. “Valsi i luleve” unë shpresoj që të jetë dhe në skenë për publikun në të ardhmen, që ta ndjekë në sallë. Muzika është një perlë e vërtetë. Përpara 5 vitesh pata fatin, që të kërceja baletin “Coppelia”, në rolin e Svanildës, ku kompozitori ka qëndisur muzikën në çdo akt të baletit. Sikurse dhe “Valsi i luleve” bën pjesë në aktin e fundit”, tregon solistja Sulaj për pjesën koreografike, që realizoi.

Aktiviteti i autorit

Kompozitori francez Leo Delibes (1836-1891) ka një aktivitet të vlerësuar në muzikë, me veprat e ndryshme të tij. Rezultatet e baleteve të tij, sipas kritikëve, janë një det me ngjyra. Puna e autorit Leo Delibes theksohet nga pastërtia e veçantë e stilit francez: muzika e tij është koncize dhe ngjyra, melodioze dhe ritmike. Jeta profesionale e muzikantit të ri filloi në 1853. Në 1884, ai u bë anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës. Formimi i shijeve artistike të Delibes përcaktoi kryesisht estetikën e operës franceze lirike: formën e saj, të pasur me meloditë e muzikës familjare. Trashëgimia e kompozitorit francez Leo Delibes është e përqendruar kryesisht në zhanre muzikore. Ai shkroi mbi 30 vepra për teatrin muzikor, përmendim mes tyre 6 opera, 3 baleti si dhe opereta. Kompozitori ka arritur lartësitë më të mëdha krijuese në fushën e baletit. Nëse flasim për baletin e njohur “Coppelia” me muzikë nga Leo Delibes që u vu në skenën e TKOB, vepra prezanton shkëputjen nga bota e trishtuar dhe e errët, tipike e baleteve romantike (Giselle, La Sylphide), sepse është plot me humor, energji dhe shkëlqim dhe përmban vallëzime me karakter të gëzuar dhe të dashur. Muzika e “Coppelias” merr pjesë në dramën balet si kurrë më parë, mbështet subjektin dhe i jep dinjitet të ri vallëzimit. Bashkautor i libretit me Arthur Saint-Leon është Charles Nuitter arkivisti vullnetar dhe dramaturgu me eksperiencë.