BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Kultura

Vasil Tole: Institucionet kanë në arkiva dorëshkrimet e partiturave muzikore të kompozitorëve tanë, prej aty duhet të fillojë digjitalizimi

Vasil Tole: Institucionet kanë në arkiva dorëshkrimet e

Baleti i parë shqiptar "Halili dhe Hajria" vepër e kompozitorit Tish Daija u shfaq premierë më 13 janar të 1963. Në janar të këtij viti nga Akademia e Shkencave u bë me dije se do të botojë partiturën e plotë muzikore në një libër, një lajm që u mirëprit nga krijues të muzikës në vendin tonë. Tashmë vepra ka dalë nga shtypi dhe pritet që të promovohet pas disa ditësh. Kompozitori Vasil S. Tole të enjten bëri me dije lajmin për botimin e partiturës të plotë dhe shprehet se Akademia e Shkencave vendosi që të përjetësojë përmes botimeve të saj edhe partiturën historike. “Doli nga shtypi partitura e plotë, e kompjuterizuar, e baletit të parë kombëtar "Halili dhe Hajria" (573 faqe), e kompozitorit, akademikut Tish Daija. Akademia e Shkencave si enti botues më i madh i shkencës në Shqipëri vendosi që të përjetësojë përmes botimeve të saj akademike edhe partiturën historike të baletit të parë shqiptar, premiera e të cilit u bë në janar të vitit 1963!”, shprehet akademiku dhe kompozitori Vasil. S. Tole. Promovimi i partiturës historike pritet që të bëhet më datë 14 maj ora 11.00 në sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave dhe online përmes platformës zoom. Në reagimin e tij akademiku Vasil S. Tole tregon dhe rëndësinë e këtij botimi të partiturës së baletit të parë shqiptar. Ai thotë se me kalimin e viteve partitura origjinale e baletit të parë shqiptar filloi të degradojë. “Dirigjentët dhe orkestrat që kanë interpretuar baletin, në Shqipëri dhe jashtë saj, kanë përdorur deri me sot gjatë interpretimeve partiturën origjinale të kompozitorit, e cila me kalimin e viteve filloi të degradojë, si në pikëpamje të shikueshmërisë (karboni i notave fshihet për shkak të fërkimit), apo se faqe partiture humbasin ose ngatërrohen, kjo pasi nga muzika e baletit mund të jenë interpretuar pjesë të ndryshme të cilat shkëputeshin nga trupi i partiturës origjinale etj). Ka pasur raste kur numra të caktuara prej tij janë riorkestruar mbështetur regjistrimit muzikor integral të baletit, pasi pjesë të partiturave kanë humbur etj”, pohon Tole.

Veprat muzikore

Ky botim u bë nga Akademia e Shkencave, por kompozitori Vasil S. Tole shprehet në një koment të tij, se institucionet që ruajnë dorëshkrimet e partiturave të autorëve shqiptarë duhet të kenë në vëmendje digjitalizimin. Kompozitori thotë se shumica e partiturave muzikore janë pranë institucioneve, të cilat i kanë porositur, të paktën deri në vitin 1990. “Nuk është e qartë se përse këto institucione (TKOB, RTSH, UART, etj), nuk kanë shpallur nisma që të kompjuterizojnë partiturat në administrim pranë tyre. Janë me qindra partitura, që presin të shpëtojnë nga zhbërja. Për botimin e tyre ka zgjidhje të tjera. ASH e hapi këtë dritare me krijimtarinë e kompozitorëve akademikë dhe besoj do të vazhdojë edhe më tej. Institucionet kanë arkiva ku ruajnë dorëshkrimet e partiturave muzikore të kompozitorëve tanë. Prej aty duhet të fillojë digjitalizimi”, shprehet Tole. “Halili dhe Hajria” është një vepër tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar. Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin. Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.