
Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Vasil Tole: Partitura e Simfonisë së parë shqiptare e vitit 1956 e Çesk Zadesë, si një nevojë urgjente për ta pasur e konsultuar nga brezat e rinj të muziktarëve

Shkruar nga Julia Vrapi 6 Dhjetor 2022

Çesk Zadeja është një nga figurat kryesore dhe madhore të muzikës shqiptare. Muzikologu Vasil Tole shprehet se Simfonia e ?esk Zadejës (1927-1997) vendosi themelet e simfonizmit muzikor shqiptar duke përzier dhe shkrirë në një të vetme, lëndën muzikore folklorike shqiptare (veri dhe jug), me kulturën e madhe muzikore evropiane të simfonizmit. Partitura e Simfonisë së parë shqiptare-1956, e kompozitorit Çesk Zadeja, botim i Akademisë së Shkencave është realizuar në vitin e 95 -vjetorit të tij të lindjes. Muzikologu akad. Vasil S.Tole, zëvendëskryetar i ASH thotë se është e dyta nga veprat e mëdha të muzikës shqiptare. “Pas botimit të partiturës së plotë të baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria” të Tish Daisë-1963, partitura e Simfonisë së Zadejës është e dyta nga veprat e mëdha të muzikës shqiptare që botohen pas viteve 1990, si një nevojë urgjente për ti pasur e konsultuar nga brezat e rinj të muziktarëve shqiptarë e më gjerë”, shprehet akademiku Tole në një reagim të tij për këtë botim, që shoqërohet dhe me një pasthënie, ku falenderon edhe Alban Zadejën dhe dirigjentin Bujar Llapaj për bashkëpunimin në notizimin e simfonisë dhe Gusti Daija për notizimin e partiturës së baletit “Halili dhe Hajria”. Simfonia e ?esk Zadejës vendosi themelet e simfonizmit muzikor shqiptar, dhe muzikologu akademik Vasil S. Tole thotë se ia doli të provonte se vepra të një kulture të re kombëtare mund të krijoheshin, duke zhvilluar parimet e simfonizmit klasik në terrene muzikore kombëtare si ai shqiptar. “Jemi të një mendjeje me profesor Fatmir Hysin kur thotë se rasti dhe talenti i spikatur i Çesk Zadesë bënë që simfonia të përmbushte shumë nga ato kërkesa, që do të viheshin në themel të karakterit kombëtar e popullor të muzikës instrumentale e simfonike”, shprehet akademiku Tole.
Interpretimi i simfonisë
Muzikologu akademik Vasil S. Tole shprehet se sipas prof. Zadejës simfonia është interpretuar në disa edicione. Premierë nga orkestra simfonike e njohur e “Bolshoj Teatrit” të Moskës, në vitin 1956, e regjistruar dhe nga Radio Moska. Më vonë është interpretuar nga dirigjentët tanë si M. Krantja, R. Teqja, E. Koço, E Krantja, F. Deda me Orkestrat e Teatrit të Operës dhe orkestrës simfonike të RTSH. Në vitin 1978 është interpretuar nga orkestra simfonike e RT të Prishtinës dhe në vitin 1993 nga orkestra simfonike e OGB në Zvicër. Është interpretuar me orkestrën e RTSH. nga dirigjenti suedez J. Rips. Është interpretuar nga orkestrat simfonike tonat edhe në Greqi e Turqi. Disa nga radiostacionet evropiane e kanë transmetuar simfoninë në programet e tyre. Në parathënien e botimit, akademiku Tole thotë se ishte muzikologu Albert Paparisto ai që e pagëzoi simfoninë e parë të Zadejës edhe si simfoninë e parë shqiptare.”Para simfonisë së Zadejës, në historinë e muzikës shqiptare, kemi edhe një vepër tjetër që quhej simfoni. E kemi fjalën për veprën orkestrale “Dy lule mbi vorr të Skanderbegut” të kompozuar nga Martin Gjoka, në vitin 1919. Sa i përket çështjes nëse kjo vepër është një simfoni e vërtetë e cila i plotëson kriteret artistike dhe profesionale për të qenë e para simfoni shqiptare, në këtë pikë ndajmë të njëjtin qëndrim me muzikologen Zana Shuteriqi, e cila thekson se pavarësisht ndërtimit sonatë të kohës së parë, pavarësisht edhe formacionit të zgjeruar orkestral, vepra vështirë se i përmbush të gjitha kriteret e një gjinie të llojit simfonik”, shprehet Tole. Sipas akademikut Vasil S. Tole, në muzikën e simfonisë zë vend përpunimi i disa parimeve themelore të dramaturgjisë simfonike dhe të gjuhës kombëtare. Këto parime themelore, gradualisht dhe referuar modelit që krijoi Zadeja sipas akademikut Vasil S. Tole u ndërfutën në muzikën shqiptare simfonike.
Më të lexuarat


Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

Vasil Tole: 70-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit një mundësi për të vlerësuar e nderuar të gjithë artistët themelues, ata të djeshëm e të sotëm

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit
