BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Kultura

Vepra “2 korrik 1990” nga skulptori Agim Rada, për eksodin shqiptar

Vepra “2 korrik 1990” nga skulptori Agim Rada, për eksodin

 Agjencia Kombëtare e Diasporës, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, zhvilloi një aktivitet për të përkujtuar një ditë të shënuar për historinë e migracionit shqiptar, hyrjen në ambasada dhe fillimin e eksodit të shqiptarëve, më 2 korrik 1990. Për të përkujtuar 2 korrikun 1990, këtë ditë të shënuar për historinë e migracionit shqiptar  u përurua edhe vepra në skulpturë nga artisti i njohur Agim Rada, që u vendos në Rrugën e Ambasadave. Realizimi i veprës është mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Diasporës. Aktiviteti u hap me një fjalë përshëndetëse nga ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, i cili tha se data 2 korrik 1990 pohoi një ndryshim, që do të vinte atë kohë.  “Kjo datë prodhoi një akt që refuzoi atë që ishte dhe pohoi atë ndryshim, që do të vinte. Numri i shtetasve shqiptarë me nënshtetësi të huaj po rritet në vendet pritëse. Ata ndryshuan Shqipërinë dhe influenca e tyre është e madhe”, u shpreh ministri Pandeli Majko. Duke u nisur nga rëndësia e kësaj date për vendin dhe historinë e migracionit shqiptar, takimi u përshëndet edhe nga ambasadori gjerman në Shqipëri, z. Peter Zingraf dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj. Monumenti një vepër e skulptorit Agim Rada, i cili përveçse ka sjellë në art ngjarjen e 2 korrikut të vitit 1990, ai është edhe një prej dëshmitarëve të saj. Skulptori Agim Rada pak para inaugurimit të veprës së tij u shpreh se aty është revolta e shqiptarëve për kohën në ato vite. “Është revolta e shqiptarëve, që jetonin në një realitet virtual, ku sipas shtetit të kohës ne ishim maja e lumturisë së botës, por nga mungesa e informacionit shumë besonin, por kur panë që u ça muri ata panë realitetin. Ajo duket si një plagë, që akoma rrjedh ajo e çarë. Nuk është mbyllur dhe vazhdon rrjedhja me shqiptarët, që largohen. Në vitin 1990 unë kam qenë 37 vjeç dhe jam dhe dëshmitar okular, sepse shtëpinë e kam ngjitur me ambasadën dhe kam përjetuar çdo sekondë atë horror të kohë”, shprehet skulptorit i njohur Agim Rada. Me aktivitetin e tij, artisti Agim Rada është i vlerësuar me punët ndër vite. Në aktivitetin e tij punimet përfshijnë statuja skalitur në bronz të figurave të tilla si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufri, Petro Marko, etj.