BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Kultura

Vepra e Milan Kunderës, në aktivitetet e Pranverës së Frankofonisë

Vepra e Milan Kunderës, në aktivitetet e Pranverës së

Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë dhe në prag të ditës së tij të lindjes, Ambasada e Çekisë në Tiranë organizoi një takim për ndikimin që vepra e shkrimtarit Milan Kundera ka në botë. Në aktivitetin e moderuar nga ambasadori çek, z. Jaroslav Ludva, morën pjesë regjisori dhe përkthyesi Piro Milkani, përkthyeset e shkrimtarit në gjuhën shqipe: Mirela Kumbaro, Mira Meksi dhe Saverina Pasho, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli, si edhe përfaqësuesja e shtëpisë botuese "Dituria" Kristiana Golemi, e cila ka të drejtën e botimit të autorit në gjuhën shqipe. Në këtë takim drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli, në fjalën e saj te letërsia e Milan Kunderës, tha se mahnitshmja dhe zakonshmja bën thelbin. “E gjithë letërsia e Kunderës ravijëzon një peizazh të jashtëzakonshëm ndjesish dhe ngjarjesh të transformimit njerëzor, ku mahnitja nga e zakonshmja bën thelbin e rrëfimit”, tha Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL. Takimi u përshëndet dhe nga shkrimtari i madh Ismail Kadare përmes një letre të shkurtër. “Milan Kundera ??sht?? një shkrimtar i madh i këtij shekulli. Jemi takuar disa herë në Paris, duke ndarë biseda për letërsinë. Shpirti i kulturës çeke ravijëzohet më së miri në veprat e tij, që do t'i kujtojnë gjithnjë botës atë çfarë komunizmi ishte për vendet, që e jetuan atë. Librat e tij janë një betejë e përjetshme e njeriut me sistemin, një përshkrim i asaj çfarë totalitarizmi ishte për shumë vende në shekullin e 19”, shkruan në letër Kadare, duke i uruar jetë të gjatë shkrimtarit. Milan Kundera lindur më 1 prill të 1929 në Brno, Çeki është shkrimtari më i njohur i Çekisë dhe një nga shkrimtarët më të mirë të kohës. Pranvera e Frankofonisë, një muaj dedikuar kulturës franceze, nisi në ditët e para të marsit me aktivitetin "Letërsia franceze dhe frankofone në shqip”. Pranvera e Frankofonisë merr një vëmendje të veçantë gjatë muajit mars në vendi tonë. Përgjatë këtij muaji diskutimet, takimet kulturore, kthen në një festë mbi rëndësinë e një kulture dhe një qytetërimi, që i ka dhënë aq shumë njerëzimit. Pranvera e Frankofosnisë sjell një larmi aktivesh si ekspozita, koncerte, filma, etj.