BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x

Kultura

Vepra “Kjo rinia jonë”, një hulumtim teatror mbi përplasjet e adoleshencës me pjekurinë, që zbërthen ballafaqimin me të kaluarën e konfliktet midis gjeneratave

Vepra “Kjo rinia jonë”, një hulumtim teatror mbi

Shfaqja “Kjo rinia jonë” shënoi premierën në skenën teatrore. Vepra “Kjo rinia jonë” shkruar nga Kenneth Lonergan dhe me regji nga Silvio Goskova është një hulumtim teatror mbi përplasjet e adoleshencës me pjekurinë, që zbërthen ballafaqimin me të kaluarën e konfliktet midis gjeneratash. Vepra erdhi në skenë si produksion i "Fondit të teatrit për të rinj”, mbështetur nga Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli” dhe teatri "A.Z.Çajupi”, Korçë. Premiera u ngjitet në skenën e teatrit të Korçës në datën 15-16 dhe do të vijojë dhe në datat 17-18-19 shtator. Aktorë  në role janë Juxhin Plovishti, Denada Llanaj dhe Silvio Goskova. Tre adoleshentë të humbur dhe të hutuar në kaosin e një qyteti të madh dhe të pasigurt përballen me realitetin kundrejt iluzionit, që kanë krijuar deri tani duke i vënë në përballje me dëshirat e tyre materiale në krahasim me atë se kush janë, kush duan në të vërtetë të jenë dhe çfarë kërkojnë. “Shpesh mendojmë larg më shume seç duhet, përpiqemi t'a stimulojmë të ardhmen. Nuk e lejojmë të vijë natyrshëm, me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj. Kërkojmë të zotërojmë diçka dhe humbasim diçka tjetër. Cila nga këto të dyja do të ketë më shumë peshë më vonë. Thjesht duhet të kuptojmë se disa gjëra nuk do jenë më njëlloj dhe të ndajmë kur është e mirë dhe kur është e keqe”, thuhet në materialin shpjegues të veprës, që shënoi premierën në skenën e Korçës. As.regjisor Ergis Dervishi, skenograf Altin Ramo dhe muzika Mirgen Huba.

Rezultatet e premierës

Ministria e Kulturës akordoi një fond për të rinj në vlerën 10 milionë lekë të reja dhe përmes Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" mbështeten regjisorët e rinj deri në 35 vjeç.  Në faqen e teatrit është publikuar dhe reagimi i regjisorit Altin Basha, drejtor i Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli”. Ai shprehet i befasuar me këtë premierë. “I befasuar me premierën “Kjo rinia jonë” mbrëmë në teatrin e Korçës. Denada, Silvio dhe Juxhini e shkundën skenën atje. Pasioni dhe puna a tyre u shpërblyen me sukses. Fondi i teatrit për të rinj po jep rezultat të shkëlqyer. Rruga e mbarë kolegë të rinj. Është një rrugë e vështirë, por e pashë në sytë tuaj dëshirën. Urime. Një nga aspektet më të bukura të punës time si drejtor i TKE është të ndihmoj të rinjtë. Shfaqja juaj me siguroi se kemi një brez të talentuar dhe stafeta do jetë e sigurt”, shprehet Basha. Në vijim, drejtori Altin Basha thotë se kjo garë u ngrit në një tjetër nivel. “Komplimente edhe kolegëve pedagogë në Universitetin e Arteve. Puna juaj ka nxjerrë artistë të rinj, që ëndërrojnë dhe punojnë bukur. Teatri i Korçës faleminderit, që ju bashkangjitët nismës. Ministria e Kulturës morët vendimin e duhur. I gjithë stafi i shfaqjes jeni shembull për të rinjtë e tjerë. Fantastike. E ngritët në nivel tjetër garën”, shprehet drejtori i TKE në reagimin e tij publikuar në Facebook. Prej projekteve që do të vihen në skenë, artistët e rinj kanë propozuar  pjesë të dramaturgjisë shqiptare dhe të dramaturgjisë së huaj.