Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Kultura

 Vepra “Letra”, me jetën e një njeriu të varfër shfaqet në Tepelenë

 Vepra “Letra”, me jetën e një njeriu të

“Letra” shkruar nga Ylljet Alic?ka, sjelle? ne? skene? me regji te? Salvatore Tramacere dhe interpretim te? aktorit Roerd Toc?e u shfaq në kuadër të projektit “Remote”, në Tepelenë. Shfaqja është bashke?produksion i Teatrit të Metropolit dhe Teatro Koreja nga Leçe, Itali. Një vepër teatrale, ku tingulli i fjale?ve qe? pe?rshkruan një ekzistence? te? mjerueshme dëshifrohet pe?r te? kuptuar historinë e gjithkujt. Teatri i Metropolit shprehet se “Remote” është një projekt i financuar nga INTERREG IPA CBC-Italy- Albania -Montenegro, me partner kryesor Teatro Koreja në Leçe, Itali, dhe M.A (Multidisciplinary Arts ), i cili ka për qëllim të çojë vëmendjen drejt hapësirave të braktisura të kujtesës kolektive, për ti dhënë një shtysë zhvillimit të turizmit kulturor. “Në kuadër të këtij programi, M.A organizon në Tepelenë pranë ish kampit të internimit një seri aktivitetesh. Art, arkitekturë dhe muzeologji”, shprehet teatri Metropol për këtë projekt ku është dhe vetë ishte pjesëmarrës me “Letra”, që u shfaq mbrëmjes e së hënës në Tepelenë. Me tekst nga Ylljet Aliçka mbrëmjen e 31 janarit kjo vepër ishte premierë, në skenën teatrore të Metropolit. “Letra” ishte shfaqja e parë për këtë vit dhe vijoi disa net në skenë për publikun. Më herët për këtë vepër kur erdhi në skenën e Metropolit në janar, aktori Roerd Toçe tregoi se për ta sjellë këtë pjesë teatrore ka qenë një eksperiencë e re, në aktivitetin e tij artistik. “Që në fillim të punës me tekstin dhe regjisorin, por edhe nga biseda e bërë me autorin Ylljet Aliçka, ne u bazuam apo u kapëm fort pas përulësisë, i ndjenjës i të qenurit kokë ulur dhe jo në sensin e viktimizimit, por kokë ulur për të mirën e të qenurit krenar. Puna jonë nuk është quajtur një monodrame, por një skicë letrare. Mënyra e punës për mua ka qenë një eksperiencë e re dhe shumë e vështirë, duke qenë se jam vetë në skenë, por shumë frytdhënëse dhe rritëse nga ana profesionale”, tregon aktori Toçe. Ndërkaq që së fundmi “Letra” u shfaq për publikun në kuadër të “Remote” në Tepelenë, ku pjesë e këtij projekti janë dhe të tjerë artistë me performancat e tyre artistike. Autori Ylljet Aliçka është i njohur dhe i vlerësuar për krijimtarinë e tij ndër vite. Kjo skicë letrare që erdhi më herët në skenë për publikun është në vijim të veprave të autorëve shqiptarë, që teatri Metropol ka pasur në programin artistik.

Pjesa “Letra”

Jeta e një njeriu të varfër, në një letër kërkesë për një banesë sociale. Një burrë, një lypës i pastrehë, në një natë me shi si shumë të tjerë, i kërkon një mësuesi të qytetit që jep mësime në peizazhin malor ku lindi dhe jetoi, t’i shkruajë një letër që përshkruan jetën e tij për të përfituar një banesë sociale. Marku, një njeri i vetmuar, i cili i drejtohet mësuesit Andrea duke kërkuar mirëkuptimin e tij. Pasi mjeshtri e shkruan letrën, Marku kërkon që t’ia lexojë përsëri. Ky lexim, objektivizimi i jetës së tij, pa ndonjë theks, bëhet fiksimi figurativ i kuptimit të ekzistencës. Marku do të kërkojë që letra e jetës së tij të lexohet përsëri e përsëri, në të njëjtën natë nga mësuesi dhe për vitet në vijim nga nxënësit që ndalen në rrugë. Derisa të vendosë të bëhet narrator i jetës së tij: ai dëshiron të mësojë të lexojë dhe të shkruajë, ai dëshiron të blejë një alfabet. “Letra” që interpretohet nga aktori Roerd Toçe është një vepër që flet mbi mjerimin, që gjeneron dashuri, një mjerim të përbashkët, të jetës së gjithkujt, të historisë së një pjese të botës në një qytet malor, e cila është si shtëpia që na mungon dhe jeta që nuk mund ta rilexojmë.