BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Vepra “Pahintikë në ëndërr” me regji nga Rozi Kostani, në “Netët e leximit të dramës shqipe”

Vepra “Pahintikë në ëndërr” me regji nga Rozi

“Netët e leximit të dramës shqipe” kanë sjellë deri tani disa vepra shqiptare, që janë prezantuar online me leximin artistik të aktorëve të Teatrit Kombëtar. Në vijim të veprave, që janë pjesë e edicionit të katërt të “Netëve të leximit të dramës shqipe” është edhe “Pahintikë në ëndërr” e autorit të njohur shqiptar Xhabir Ahmeti, në Maqedoninë e Veriut. Vepra është punuar nga regjisorja Rozi Kostani. Sipas njoftimit, vepra shqiptare do të shfaqet mbrëmjen e datës 25 qershor livestream në Facebook të Teatrit Kombëtar. “Ju njoftojmë se transmetimi i leximit artistik të veprës "Pahintikë në ëndërr", shkruar nga Xhabir Ahmeti dhe regji të Rozi Kostanit, do të jetë ditën e premte 25 qershor, ora 21:00”, shkruan teatri. Në një reagim të saj më parë regjisorja Rozi Kostani ka treguar për punën, që është bërë me këtë vepër për ta sjellë në leximin artistik në Teatrin Kombëtar. Si regjisore Kostani e ka pohuar si një vepër provokative për shikuesit. Kostani shprehet se puna me këtë pjesë teatrore shqiptare ka qenë e mirë, dhe ishte në pritje të prezantimit nga TK. “Një vepër provokative, surrealiste e cila them se do provokojë goxha shikuesin, sepse do të jepet online në faqen e Teatrit Kombëtar, siç janë shfaqur deri tani pjesët e tjera të “Netëve të leximit të dramës shqipe”. Veçoria e veprës qëndron se ajo është edhe parashikuese. Vepra parashikon një epidemi, që do të bjerë në atë fshat e hedhur gjithmonë nga njeriu, ndaj është provokative në të gjitha aspektet. Prova eci shumë mirë, xhirimet shumë mirë dhe pres të dali online për publikun”, ka pohuar Kostani.

Aktiviteti shtrihet gjatë gjithë vitit

 “Netët e leximit të dramës shqipe IV” të kushtëzuar prej pandemisë këtë vit po zhvillohet online. Leximi i veprës së parë ishte më 26 mars. Sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar, ky aktivitet do të shtrihet gjatë gjithë vitit 2021. Teatri Kombëtar bën me dije se veprat më të mira të këtij edicioni do të jenë pjesë e kalendarit artistik për vitin 2022. Edicioni i fundit i aktivitetit “Netët e leximit të dramës shqipe” u zhvillua në vitin 2017, në Teatrin Kombëtar. Institucioni e hapi thirrjen për veprat në datën 5 nëntor të vitit 2020 dhe afati, që do të vijonte dorëzimi i veprave shqiptare ishte deri më 20 dhjetor të vitit që kaloi. Në Teatrin Kombëtar ky aktivitet kaloi në disa faza. Teatri në fazën e parë njoftoi të gjithë dramaturgët dhe regjisorët të dërgonin veprat e tyre. Në fazën e dytë u bë seleksionimi paraprak i veprave më të përshtatshme për t’iu nënshtruar leximit artistik. Në fazën e tretë, veprat e përzgjedhura po i nënshtrohen sistemit të leximit të veprës artistike nga aktorë të këtij institucioni, sipas një programi të paracaktuar. Në mesin e teksteve dramatike për lexim artistik në Teatrin Kombëtar janë dhe vepra të autorëve shqiptarë nga Kosova e Maqedonia e veriut. “Netët e leximit të dramës shqipe” në Teatrin Kombëtar u konceptua për herë të parë në vitin 2014.

Më të lexuarat