BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x

Kultura

Vepra teatrore “Lojra në oborrin e pasëm” frymëzuar nga një histori në Izrael në vitet ’90, shumë koherente me ngjarjet e rënda që ndodhin në shoqërinë tonë

Vepra teatrore “Lojra në oborrin e pasëm” frymëzuar

Vepra teatrore “Lojra në oborrin e pasëm” vjen premierë këtë mbrëmje për publikun. Frymëzuar nga një histori në vitet ’90 në Izrael, vepra nga autorja izraelite Edna Mazia me regji nga Kjara Gjergji këtë mbrëmje shënon premierën në Pukë dhe është prodhim i Fondit të Teatrit për të Rinj, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës , Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Qendra e Kulturës “Ndue Shyti”, Pukë. Përkthyes Artur Lena dhe në role janë katër aktorë. Rolet e veprës që do të jetë për publikun në Pukë nga data 1 deri më 5 tetor interpretohen nga Alesio Gjaku, Ronaldo Kolgjokaj, Suela Prendi dhe Xhilberto Gega. “Lojra në oborrin e pasëm” e autores, dramaturges izraelite Edna Mazyek është e frymëzuar nga një histori përdhunimi e ndodhur në Izrael në vitet ‘90, por njëkohësisht shumë koherente me ngjarjet e rënda që vazhdojnë të ndodhin në shoqërinë tonë. Në materialin rreth veprës teatrore thuhet se thumbimi i shoqërisë sonë për mos reagimin dhe në të njëjtën kohë për gjyqin publik që i bëhet viktimave të dhunës seksuale, sjell moskërkimin e të drejtave të tyre ligjore dhe morale duke shënuar plagë të rënda në shoqëri . “Dhuna dhe ngacmimet seksuale ndaj gjinisë femërore janë të rënda, pasojat janë fatale dhe gjithashtu gjykimi i padrejtë dhe ai publik paraqesin dhunë të dyfishtë”, thuhet për veprën teatrore, që këtë mbrëmje shënon premierën para publikut.

Lufta kundër abuzimeve

Personazhet e djemve aq shumë i imitojnë sjelljet e pahijshme të të rriturve, duke luajtur lojëra të errëta, të egra, të dhunshme me çka realisht na e shpalosin botën e egër në të cilën ata rriten. Vajza me naivitetin e saj bien në grackën e djemve dhe e pëson keq. “E gjithë kjo rrjedh nga pakujdesia familjare dhe mungesa e dashurisë dhe vëmendjes në gjirin familjar. Mos të rreshtim luftën kundër abuzimeve seksuale dhe mbi të gjitha edukimin e adoleshentëve, mbi riskun që sjell një lojë e mbrapshtë””, thuhet rreth veprës. Kjo vepër teatrore është në vijim dhe të atyre që janë vënë më parë në skena të ndryshme për publikun jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytet të tjera të vendit si në Korçë apo Fier. Ministria e Kulturës akordoi një fond këtë vit për të rinj në vlerën 10 milionë lekë të reja dhe përmes Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” mbështeten regjisorët e rinj deri në 35 vjeç. Fondi siç u bë me dije më parë shkon për veprat teatrore, në periudhën e realizmit prill-dhjetor të këtij viti, ku vepra e parë ka qenë ajo me titull “Panik”, që erdhi në skenë në muajin qershor në teatrot në Tiranë. Në këtë fond ka pasur një numër të lartë propozimesh, ku kanë qenë plot 39 të tilla dhe pjesët për të qenë në skenë janë zgjedhur nga bordi artistik i TKEKS. Projektet përfituese nga ky fond realizohen nën kujdesin e Teatrit Kombëtar Eksperimental, ndërsa teatrot e rretheve mbështesin projektet e këtij fondi, përmes logjistikës teatrore.