Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vepra teatrore shqiptare “Tag”, e para në sezonin e Teatrit Kombëtar

Postuar: 13/09/2018 - 07:34

 Vepra “Tag” shkruar nga Bashkim Hoxha me regji nga Andia Xhunga është dhe premiera e parë që çel sezonin artistik të Teatrit Kombëtar, që do të prezantohet te Turbina. Sezoni nis me një vepër teatrore shqiptare, dhe me regjinë e Andia Xhungës në role janë aktorë të njohur të teatrit. “Tag” është një vepër e shkruar për realitetin tonë. Është një fshat i dhënë pas “Facebook”-ut, i cili ka punët dhe angazhimet e veta, por përpiqet që të gjejë veten diku larg, duke kërkuar profile të ndryshëm për komunikim me të gjithë botën, duke harruar në të njëjtën kohë gjërat që ka shumë pranë. Vepra ka në role aktorë të Teatrit Kombëtar, por dhe jashtë tij. Për të sjellë këtë vepër teatrore shqiptare regjisorja Andia Xhunga ka zgjedhur aktorë si Olta Daku, Gert Ferra, Indrit Çobani, Adelina Muça, Naun Shundi, Mehdi Malka, Ardian Cerga, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Artan Imami, Genti Deçka. Skenografia i është besuar skenografit Genc Shkodranit, ndërsa atmosferën e fshatit në kostume na e sjell Berina Kokona. Në jetën artistike të teatrit si regjisore Andia Xhunga është e njohur për publikun dhe me të tjera vepra që ka sjellë në skenë. Këtë herë ajo vjen me një premierë teatrore shqiptare, që do të jetë në skenën e “Turbinës” brenda muajit shtator. Vepra ka angazhuar prej kohësh aktorët, të cilët edhe gjatë verës janë marrë me përgatitjen e shfaqjes për ta sjellë premierë në skenë. Kjo vepër teatrore që mban emrin e autorit të njohur Bashkim Hoxha do të jetë dhe pjesë e festivalit të teatrit që pritet të zhvillohet. “Tag” do të jetë dhe vepra  e parë teatrore që do të jetë në skenën e “Turbinës”, për t’ia lënë më pas vendin dhe të tjera shfaqjeve teatrore.

Vepra teatrore

“Tag” është një nga veprat e lexuara në “Netët e dramës shqipe”, e cila fitoi të drejtën për t’u ngjitur në skenën e teatrit, dhe për të qenë pjesë e repertorit të tij. Nga vetë titulli, “Tag”, kuptohet që vepra lidhet me rrjetet sociale, të cilat janë kthyer në një virus, pse jo edhe shkatërrues për shoqërinë. Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshmes për të ndërtuar një vepër, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërresave e krijuara pikërisht nga komunikimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtërore që kanë mbjellë rrjetet sociale. Në mënyrë ironike, autori i ka vendosur ngjarjet në një fshat, i cili i ka harruar të gjitha punët dhe është zhytur në “Facebook”. Gjithçka mund të presë, edhe mbjellja dhe korrja e arave, edhe lopa e lidhur në haur, por jo komunikimi me miqtë virtualë. Mund të derdhet qumështi në sobë, por nuk mund të harrohet një “tag” shokut apo shoqes, një “share” të një fotografie dalë mes jonxhës. I vendosur në kontekstin e fshatit, ky diskurs teknologjik krijon një “rrjet” ngatërresash dhe situata qesharake mes personazheve që komunikojnë virtualisht, edhe pse jetojnë fare pranë njëri-tjetrit. Nga autori Bashkim Hoxha përmendim dhe veprat si si "Heronjtë e Viagrës", "Romancë në ditën e krimit", "Lakuriq", "Ground Zero" ("Dëshmitari i Shkretëtirës"), "Hotel Ballkan", "Mbreti i Vesës", "Mot i keq për dashuri", "Njeriu tjetër", "Një lolo dhe një mbret", "Unë dhe Mefistofeli" (dramë), "Ftesë për gjyq", "Këngë dashurie dhe korba", "Qyteti pa dashuri". Romani "Balkan Hotel" dhe romani "Ground Zero" janë botuar edhe në anglisht nga Wheatmark (Arizona, USA). Bashkim Hoxha në krijimtarinë e tij shquhet për gjetje origjinale dhe këndvështrime interesante./Julia VRAPI

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/09/2018 - 07:48

Aktori Ndriçim Xhepa në një reagim të tij shprehet se produktet skenike vitet e fundit kanë nivel të ulët artistik.

Postuar: 26/09/2018 - 07:46

Xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve” kanë nisur

Postuar: 26/09/2018 - 07:44

I angazhuar në projektin e Kinës me 16 vende të Europës Lindore kompozitori i njohur Endri Sina t

Postuar: 25/09/2018 - 09:41

Ambasada Franceze fton në Tiranë kompaninë “Transe Express” e themeluar më 1982, e ci

Postuar: 25/09/2018 - 08:05

Këtë rradhë grupimi i piktorëve pleneristë nga Shqipëria ishin të ftuar nga disa komuna të jugut

Postuar: 25/09/2018 - 07:59

Opera “Carmen” zyrtarisht realizon aktin e parë të protokollit të bashkëpunimit të TO

Postuar: 25/09/2018 - 07:57

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit ka nisur