BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq, presidenti nuk ja ka besën Bashës

Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të
x

Kultura

Vepra “Udhëtim i gjatë drejt natës”, në aktivitetin online të Teatrit Kombëtar mbrëmjen e së shtunës

Vepra “Udhëtim i gjatë drejt natës”, në

Vepra teatrore “Udhëtim i gjatë drejt natës” është zgjedhja e Teatrit Kombëtar në programin artistik gjatë janarit. Teatri po vazhdon me aktivitetin artistik online në rrjete sociale, ku mbrëmjen e së shtunës do të vijë vepra teatrore “Udhëtim i gjatë drejt natës”, shkruar nga Eugene O’Neill, vënë në skenë më parë nga regjisori Spiro Duni. Vepra teatrore ka në role aktorë të njohur të teatrit. Interpretojnë aktorët Yllka Mujo, Artan Imami, Luzim Zeqja, Flaura Kureta, Genti Deçka dhe Gert Ferra. Shfaqja këtë të shtunë në orën 18:00 mund të ndiqet livestream në Facebook. “Udhëtimi i gjatë drejt natës” sjell në vëmendje historinë e një familje, por kjo drejt rrënimit të saj. Një kryetar familjeje, koprac i cili nuk paguan as paratë për spitalin, pasi djali ishte i sëmurë. Duke parë kopracinë e kryetarit të familjes, gruaja, djali i madh dhe ai i vogël, shkojnë drejt rrënimit. Gjithçka në veprën, e cila i vendos ngjarjet në Amerikë, tregohet historia e një familjeje, e cila nga mëngjesi deri në mbrëmje përjeton dramën e saj. Vepra tregon për familja Tyrone, që është e copëtuar dhe secili pjesëtar largohet, izolohet disi nga pjesa tjetër. Ftohja më e dukshme është mes Tyrone dhe Jamie-t, të cilët të dy e lejojnë hidhërimin të mbizotërojë mbi çfarëdolloj dashurie dhe respekti, që u ka mbetur për njëri-tjetrin. Kjo shfaqje ishte premiera e vitit 2014, një dramë nga nobelisti amerikan dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave Eugene O'Neill. Kjo vepër është cilësuar nga vetë autori si "dramë e një trishtimi të vjetër, e shkruar me lot dhe gjak". Për herë të parë në skenën shqiptare u shfaq me regji nga Spiro Duni. Skenografia e veprës u realizua nga Fatbardh Marku, as/regjisorë Flaura Kureta, Pëllumb Dervishi dhe kostumograf Klajd Ymeri. Vepra është përkthyer nga Artur Lena.

 

Vepra fituese e “Pulitzer”

Vepra e shkrimtarit irlandezo-amerikan e vlerësuar me çmimin “Pulitzer” është një dramë me katër akte. Regjisori Spiro Duni ka bërë zgjedhjet e tij në role, ku janë emra të njohur të teatrit, ndërsa në dy rolet kryesore janë dy aktorët e karrierës Yllka Mujo dhe Artan Imami, që do të skalisin personazhet kryesore të dramës “Udhëtim i gjatë drejt natës”, e cila ishte në skenën shqiptare për herë të parë në 2014. Ylla Mujo vjen para publikut në rolin e Mary-t dhe Artan Imami në rolin e bashkëshortit të Mary-t, James. Por në kastën e aktorëve nuk mungon dhe Lulzim Zeqja një nga emrat që ka spikatur gjatë kësaj kohe në skenën e teatrit me rolet e tij, dhe këtë herë regjisori Duni i ka besuar rolin e Xhejm, ndërsa kastit të aktorëve i bashkohen dhe Flaura Kureta, Genti Deçka dhe Gert Ferra. Eugen O’Neill lindi më 16 Tetor 1988 dhe u nda nga jeta më 27 Nëntor 1953. Vepra dhe krijimtaria në dramë e O’Neill-it, e bëri botën që të kthente sytë drejt skenës dhe teatrit amerikan dhe ju hapi rrugën dramaturgëve të tjerë si: Clifford Odets, Arthur Miller, Tennese Williams dhe Edward Albee. Eugen Gladstone O’Neill është laureati i parë amerikan fitues i çmimit “Nobel”, më 1936. Dramat e tij të titulluara poetikisht ishin nga të parat që prezantuan teknikat e realizimit të dramaturgjisë amerikane në të njëjtën kohë me dramaturgun rus Anton Cehov, norvegjezin Henrik Ibsen dhe suedezin August Strindberg. Dramat e tij ishin ndër të parat në gjuhën e folur amerikane, duke përfshirë të gjithë personazhet e të gjitha llojeve të shoqërisë, me të mirat e të këqijat, me shpresën e aspiratat e tyre, mes zhgënjimit dhe dëshpërimit, groteskes e farsave sociale, jetës e vdekjes.