BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Veprat e dhjetë artistëve, në ekspozitën “Nakedness”

Veprat e dhjetë artistëve, në ekspozitën

Ekspozita “Nakedness” vjen për publikun në galerinë e artit “Kalo” me punimet e dhjetë artistëve. Kuratorja Meri File tregon se veprat e artistëve vijnë me zhanre të ndryshme si pikturë, foto dhe vizatime. Veprat që do të ekspozohen në galerinë e artit “Kalo” janë realizuar nga artistët Anila Kaçani, Ardit Boriçi, Bujana Demiraj, Arjeta Palushaj, Ervin Berxholli, Eljan Tanini, Esmeralda Dalipi, Florinda Marku, Roland Balla dhe Theo Napoloni. Sipas kuratores së ekspozitës punët që ekspozohen janë kauza të një forme, të cilën të kthejnë pas në kohë, por edhe të sjellin në të tashmen. “Disa prej veprave janë për herë të parë për publikun në ekspozitë, ku gjithsej janë dhjetë vepra që do të prezantohen në “Nakedness”, tregon kuratorja Meri File për ekspozitën në galerinë e artit “Kalo”. “Nakedness...shpesh shfaqet si një reagim mjaft i ashpër kundër pengesave, barrierave që e mbajnë nën presion. Zakonisht barrierat janë të natyrës psikologjike. Para se të komunikojë me ndërgjegje, lakuriqësia në art merret me shqisat. Veprat e përzgjedhura nën temën "Nakedness" sjellin së bashku dhjetë artistë në galeri “Kalo”. Tema është mjaft konceptuale, duke përdorur kryesisht simbole dhe teknika që çojnë në kuptimin e konceptit themelor. Por, në të vërtetë, edhe pse duket më e lidhur me shqisat, lakuriqësia afrohet, prek mendjen dhe e vë koncizitetin, intelektin në lëvizje. I mbushur me simbole që ndërveprojnë me njëri-tjetrin, arteriet shpërthejnë dhe bëhen të natyrës deklaruese dhe tërheqëse... duke i lejuar artistët të gëzojnë dhe ushtrojnë të drejtën e tyre për të eksperimentuar përmes simboleve provokative... e pikërisht këtu nis problemi!”, shkruan kuratorja. Ekspozita do të ketë hapjen e saj më datën 27 Prill në orën 19.00 dhe do të qëndrojë për publikun deri më 7 maj. Artistët pjesëmarrës me vepra realizuar në pikturë, foto dhe vizatime këtë herë kanë zgjedhur mjediset e galerisë “Kalo” për ekspozitën e tyre, një hapësirë që sipas kuratores Meri File i përshtatet më së miri ekspozitës “Nakedness” (Lakuriqësi). “Duke e perceptuar si një hapësirë, ku reflekton më së mirë një standart shumë të mirë të veprave, zgjodha pikërisht galerinë “Kalo””, shton më tej kuratorja.

Më të lexuarat