BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Kultura

Veprat e fëmijëve ukrainas që po kalojnë luftën në GAT

Veprat e fëmijëve ukrainas që po kalojnë luftën në

Ekspozita e veprave artistike të fëmijëve nga Ukraina u çel në Galerinë e Artit Tiranë. Ekspozita, që prezanton veprat e fëmijëve ukrainas që po kalojnë luftën përcjell mesazhet e tyre. Në materialin e ekspozitës nga GAT thuhet se punimet janë bërë nga fëmijë nga pjesë të ndryshme të Ukrainës, të cilët kanë më shumë se një vit që jetojnë nën bombardimet.  “Këta janë fëmijë që i mbijetuan një dimri të vështirë me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë dhe ujit. Fëmijët që bëjnë detyrat e shtëpisë dhe lexojnë libra nën tingujt e sirenave. Fëmijë që, pavarësisht gjithçkaje, merren me muzikë, art, sport, zhvillojnë aftësitë e tyre dhe përgatiten për jetën në një Ukrainë paqësore”, thuhet në materialin e ekspozitës, që u hap këto ditë në Galerinë e Artit Tiranë. Në hapje të ekspozitës ishte i pranishëm drejtori i GAT dr. Abaz Hado, ambasadori i Ukrainës në vendin tonë Volodymyr Shkurov, etj. Pikturat tregojnë luftën përmes syve të fëmijëve, dhimbjen dhe tmerrin e tyre, si dhe shpresën e pakufishme për një të ardhme të ndritshme dhe besimin e palëkundur në fitoren e dritës mbi errësirën. Në punën e fëmijëve, vihet re se, pavarësisht sprovave të vështira të luftës, artistët e rinj ruajnë në zemrat e tyre ndjenjën e bukurisë së botës. Projekti organizohet nga Shoqata për Zhvillimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare ADRUM, kompania e promovimit dhe prodhimit Studiorar  nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës dhe Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri. Ekspozita që u hap këto ditë në Galerinë e Artit Tiranë (GAT) do të qëndrojë deri në datën 15 qershor për publikun. Galeria e Artit të Tiranës, është një institucion në vartësi të Bashkisë Tiranë. Ekspozita që u hap me veprat artistike të fëmijëve nga Ukraina vjen në vijim dhe të tjera veprimtarive, që janë zhvilluar më parë nga ky institucion me fëmijët.