BREAKING NEWS

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

Aksident i  rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret
x
BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x

Kultura

Veprimtaria “Ditët e Librit Arbëresh” me kumtesa të studiuesve dhe ekspozita

Veprimtaria “Ditët e Librit Arbëresh” me kumtesa të

Veprimtaria “Ditët e Librit Arbëresh” organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri bashkë studiuesit me kumtesat e tyre, por nuk munguan dhe ekspozitat. Veprimtaria nisi në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Në fjalën hapëse, drejtoresha ekzekutive e QSPA, prof. Diana Kastrati falenderoi studiuesit arbëreshë të pranishëm në këtë veprimtari dhe theksoi se është hera e parë që i jepet një hapësirë kaq e gjerë përfaqësimi studiuesve arbëreshë, për të shpalosur veprat dhe punën e tyre shumëvjeçare. Më pas, fjalën e mori zv/ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Artemis Malo, e cila theksoi punën e bërë nga QSPA, ku vlerësoi botimet e realizuara nga ky institucion. Vijuan me fjalët përshëndetëse drejtori i Institutit Italian të Kulturës, z. Alessandro Ruggera, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Institutit Italian dhe QSPA, ndërsa Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, prof. Esmeralda Kromidha foli për rëndësinë e ruajtjes së rrënjëve të identitetit pavarësisht vendit ku jeton. Më pas, të pranishmit në veprimtari vizituan ambientet e sallës “Rozafa” të bibliotekës ku ndodheshin ekspozitat: e para, me 500 libra të dekadave të fundit të sjella nga vetë arbëreshët, pjesa më e madhe e të cilëve do t’i dhurohen bibliotekës së QSPA-së; ekspozitën me fotografi mbi jetën e gruas arbëreshe dhe e treta me krijime, fotografi të realizuara nga artistja e re arbëreshe, mbi Danten dhe udhëtimin e tij. Rendi i kumtesave të ditës së parë, në sesionin e paradites u çel me referimin e prof. Carmine Stamile krijues i muzeut arbëresh të Qanës (Cerzeto) në Kalabri dhe mbledhës i këngëve popullore ndër arbëreshë dhe autor i disa librave mbi këngët, traditat dhe kulturën arbëreshe. Në kumtesën që mbajti mbi “Opera Omnia”, prof. Stamile vuri theksin në rolin e veçantë që luajnë tekstet që shërbejnë për mësimin e arbërishtes në shkollat fillore.