Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Veprimtaria “Ndalohet të mos prekësh”, në Muzeun Historik Kombëtar

Postuar: 24/05/2019 - 07:23

Veprimtaria “Ndalohet të mos prekësh” bëri që grupi i dytë i fëmijëve me probleme shikimi të prekin objektet në Muzeun Historik Kombëtar. “Ndalohet të mos prekësh" është një bashkëpunim midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, me qëllimin e promovimit të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shikim, si dhe të mbështesë personat me aftësi të kufizuara për të pasur akses në të gjitha sferat e jetës, si në qendrat kulturore ashtu dhe në qendra të tjera publike. “Veprimtaria “Ndalohet të mos prekësh” konsiston në vizitat e planifikuara nëpër pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar nga ana e nxënësve më aftësi të kufizuar në shikim. Nxënësit e Institutit “Ramazan Kabashi”, të pajisur me doreza të dhënë nga punonjësit e Muzeut Historik Kombëtar, mundën të prekin objektet e paracaktuara, objekte origjinale të ekspozuara nëpër pavijonet e muzeut. Prekja e këtyre objekteve u realizua me ndihmën e punonjësit të muzeut, i cili i udhëhoqi fëmijët përgjatë pavijoneve dhe gjatë prekjes së objekteve duke u dhënë përshkrimin dhe historikun përkatës për çdo objekt. Objektet e paracaktuara për t’u prekur ishin të siguruara, fiksuara, në lartësinë e duhur dhe të sigurta për dëmtime të mundshme”, njofton muzeu për këtë veprimtari të zhvilluar së fundmi dhe që ka shumë interes. Muzeu Historik Kombëtar shkruan më tej se është mikpritës, i ngrohtë e gjithëpërfshirës, i arritshëm dhe pozitiv për njerëzit me aftësi të kufizuara, për ta vizituar dhe për të punuar në të. “Fëmijët me aftësi të kufizuar në shikim arritën të përjetojnë botën me anë të duarve të tyre. Në të njëjtën kohë, aftësia për të prekur dhe për të ndjerë objektet origjinale të caktuara, është një mënyrë e re për të dhënë qytetërimin e lashtë shqiptar”, vijon muzeu. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar i tillë, që prezantimi të bëhet nëpërmjet tetë pavijoneve, si ai i lashtësisë, i mesjetës, i rilindjes kombëtare, i pavarësisë, i ikonave, etj. Trashëgimia kulturore materiale dhe jomateriale e Shqipërisë promovohet nëpër stendat e Muzeut Historik Kombëtar, i cili siguron hapësira të përshtatshme për ekspozimin e koleksioneve.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 07:36

Teatri i Operës dhe Baletit e çel sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”.

Postuar: 17/09/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen te

Postuar: 17/09/2019 - 07:33

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me inte

Postuar: 17/09/2019 - 07:32

Filmat shqiptarë për restaurimin e tyre kërkojnë një projekt dhe fond të veçantë nga shteti.

Postuar: 15/09/2019 - 08:00

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë

Postuar: 15/09/2019 - 07:57

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artis