
Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

Veprimtaria “Një komb-Një gjuhë letrare” me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Dhjetor 2022

Me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit janë zhvilluar aktivitete të ndryshme. Pak ditë më parë ishte veprimtaria shkencore dhe jubilare “Një komb-Një gjuhë letrare”. Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” e Ulqinit në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizoi më 3 dhjetor këtë veprimtari në Galerinë e Kulturës, Ulqin. Morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Malin e Zi, studiues e dashamirë të gjuhës shqipe, shkrimtarë, mësues, profesorë, doktorantë dhe veteranë të arsimit nga qyteti i Ulqinit e rrethinat e tij, dhe nga krahina e Tuzit. Përshëndeti në emër të kryesisë së Akademisë së Shkencave prof.dr. Gëzim Hoxha, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërorë dhe Albanologjike dhe mbajti kumtesën “Shqiptarët në Malin e Zi dhe drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. Ai tha ndër të tjera se shqiptarët ne Malin e Zi janë pjesë shumë aktive e arritjeve të sotme për gjuhën e njësuar shqipe. “Për këta kontribute do të mund të flitej shumë gjatë për shumë kontribute e botime të autorëve shqiptarë të Malit të Zi. Por unë po zgjedh një rrugë disi sintetike, duke u përqendruar në tri figura, të cilat simbolizojnë përpjekjet dhe rezultatet e arritura nga shqiptarët e Malit të Zi, për lëvrimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e kulturës shqiptare në tërësi”, tha prof.dr. Hoxha. Akad. Shaban Sinani tha se 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit shërbeu si një rast për të vlerësuar e për të reflektuar. Akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj tha se përkujtimi dhe vlerësimet për 50-vjetorin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972-2022), duhet të na shërbejë si një kthjellim e zotim për ta shtuar kujdesin për shqipen. Referuesit sollën përvoja të pasura në përdorimin e gjuhës së njësuar me rol ndikues në zhvillimin e letërsisë shqipe dhe rolin e pamohueshëm përbashkues të shqipes, edhe kur kufijtë ishin të mbyllur.
Më të lexuarat


Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art

Një mbrëmje përkujtimore në TKOB për viktimat e Holokaustit

Senati i ASA-s mblidhet për buxhetin dhe aktivitetet, shqetësim mungesa e fondeve për investimet në rikonceptimin e Muzeut të Arkeologjisë dhe arkivat e instituteve

Adriano Martinolli D’Arcy dhe Petar Pejcic, protagonistët e koncertit “Violonçeli misterioz”

Shfaqja “Mendje të bukura, shpirtra të lirë”, kushtuar tre shkencëtareve, Mari Kyri, Sabiha Kasimati dhe Rozalinda Frenklin
